Doni të regjistroni biznesin tuaj në QKB? Ja cilat janë procedurat, sportelet dhe afatet - Business Magazine Albania

Doni të regjistroni biznesin tuaj në QKB? Ja cilat janë procedurat, sportelet dhe afatet


APLIKIMI

Aplikimi për t’u regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit do të mund të bëhet pranë sportelit qendror të QKB-së, pranë sporteleve të shërbimit në territor (kliko këtu për listën e plotë) dhe pranë sportelit elektronik (e-Albania).

Me paraqitjen në sportel, personi që aplikon duhet të paguajë tarifën përkatëse për llojin e regjistrimin që ai kërkon (Lista e tarifave). Pasi nënpunësi i sportelit verifikon pagesën dhe identitetin e aplikantit, ai i kërkon të plotësojë formularin përkatës.

Nënpunësi i sportelit hedh në sistem të dhënat e plotësuar nga individi dhe i kërkon atij të dorëzojë dokumentin shoqërues, ku provohen të dhënat që regjistrohen. Ky dokumentacion mund të dorëzohet në sportel edhe në formatin elektronik, nëpërmjet transmetimit elektronik me mjete të sigurta për komunikimin dhe nënshkrimin elektronik.

Edhe në rast se nëpunësi vëren pasaktësi në fushat e plotësuar, do të vijojë me hedhjen e tyre në sistem. Pasi të dhënat të konfirmohen nga personi që aplikon, nëpunësi i dorëzon konfirmimin e kryerjes së aplikimit.

SHQYRTIMI I APLIKIMIT

Gjatë afatit të shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikimit, QKB-ja i mundëson aplikantit ndjekjen e statusit të aplikimit në faqen zyrtare të internetit të QKB-së nëpërmjet përdorimit të numrit të çështjes (CN), të dhënë me konfirmimin e kryerjes së aplikimit.

Çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e një aplikimi i njoftohet me shkrim aplikantit në çdo sportel, pavarësisht nga vendi i kryerjes së aplikimit, si dhe në faqen zyrtare të QKB-së, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.

PRANIMI I REGJISTRIMIT

Aplikimi dhe dokumentet shoqëruese i dorëzohen nënpunësve të autorizuar të QKB, të cilët do t’i shqyrtojnë e do të marrin një vendim, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.

Me miratimin e aplikimit dhe kryerjen e regjistrimit, sistemi i informatizuar i QKB-së automatikisht:

a) lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimit;
b) përditëson të dhënat e subjektit në regjistrin tregtar;
c) lëshon certifikatat e regjistrimit, sipas parashikimeve të ligjit të regjistrimit të biznesit, si dhe në rastin e regjistrimit fillestar;
ç) krijon të dhënat e subjektit në regjistrin tregtar;
d) gjeneron Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS)

PEZULLIMI I REGJISTRIMIT

Në rast se nëpunësi i autorizuar i QKB vëren mangësi apo gabime në aplikim, aplikimi mund të pezullohet. Pasaktësitë, gabimet teknike ose gabimet e tjera të bëra gjatë regjistrimeve, të cilat rezultojnë qartë nga dokumentacioni i depozituar dhe nuk cenojnë vlefshmërinë e regjistrimit, mund të korrigjohen nga vetë QKB-ja.

Në të kundërt aplikanti ka një afat shtesë prej 21 ditësh për të plotësuar ose ndrequr mangësitë që pengojnë regjistrimin. Nëse brenda këtij afati, aplikanti ka ndrequr mangësitë, QKB kryen regjistrimin, i cili do të mbajë datën e paraqitjes së aplikimit fillestar.

Nëse nënpunësi i autorizuar nuk ka vendosur për pezullimin ose refuzimin e një aplikimi brenda afatit maksimal prej 1 dite, aplikimi do të quhet i pranuar menjëherë.

burimi: scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0