Doni të dini sekretin e punuarit me sukses me njerëz që janë të ndryshëm nga ju? - Business Magazine Albania

Doni të dini sekretin e punuarit me sukses me njerëz që janë të ndryshëm nga ju?

Doni të dini sekretin e punuarit me sukses me njerëz që janë të ndryshëm nga ju?
~5 minuta lexim

Ajo që të gjithë duhet të mësojmë në biznes është se si të punojmë dhe të udhëheqim njerëz që nuk janë si ne dhe nuk mendojnë si ne. Kjo është ndoshta pengesa më e madhe për suksesin që haset nga çdo pronar biznesi i ri. Sfida juaj më e madhe mund të jenë anëtarët e familjes suaj, disa nga klientët tuaj më të mirë, ose një partner ose investitor kryesor i biznesit.

Realiteti është se bota e biznesit po bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë ​​globale, kështu që të gjithë ne duhet të mësojmë të kuptojmë dhe investojmë tek njerëz të brezave, kulturave, këndvështrimeve dhe përparësive të ndryshme. Ju duhet të menaxhoni biznesin tuaj me më shumë njerëz që nuk janë si ju dhe me një grup klientësh më të larmishëm. Këtu janë disa parime kryesore që mund t’i aplikoni për të bërë këtë gjë:

  1. Ndërtoni më shumë marrëdhënie me njerëz që nuk janë si ju

Nëse i kufizoni marrëdhëniet tuaja në biznes me njerëz që janë njësoj si ju, potenciali i biznesit tuaj është i kufizuar.

Përpiquni të kuptoni personalitetin e personave të tjerë, pikat e forta dhe motivimin e tyre, përpara se të merreni me ta për çështje biznesi. Vetëm duke kuptuar së pari ndryshimet e tyre, mund të vlerësoni plotësisht atë që ata do të sjellin tek ju edhe nëse këndvështrimi i tyre për gjërat bie në kundërshtim me pikëpamjet tuaja. Mos lejoni që përqendrimi tek email-et, procedurat dhe shkëmbimet e mesazheve t’ju bindin se puna është një proces mekanik.

  1. Mos supozoni se të tjerët qëllimisht janë përsona të vështirë

Ata thjesht janë ata që janë dhe shpesh herë janë po aq të irrituar sa ju kur gjërat nuk po funksionojnë.

Ata mendojnë dhe marrin vendime bazuar në personalitetin e tyre unik, prejardhjen kulturore dhe përvojat e tyre të mëparshme. Sfida juaj është të përshtateni me ta.

Për shembull, disa njerëz janë më efektivë pasi ju flasin përmes një situate, ndërsa ju mund të preferoni të hidheni shpejt në veprim. Duke kuptuar më mirë secilin anëtar të ekipit tuaj, ju do të dini kur të dëgjoni dhe kur është koha për të vepruar.

Lexo edhe:BE vë tarifa të përkohshme ndaj automjeteve elektrike kineze

  1. Mos u përpiqni kurrë t’i ndryshoni njerëzit – investoni në pikat e tyre të forta

Është më e lehtë për të përshtatur stilin tuaj, sesa të përpiqeni t’i detyroni të tjerët të jenë si ju. Njerëzit mund të ndryshojnë veten e tyre, nëse ju respektojnë si model të tyre dhe ndjejnë mirësjellje dhe respekt për pozicionin dhe aftësitë e tyre. Gjithmonë jini diplomatikë dhe mos lejoni që emocionet të përkeqësojnë situatën.

Shpesh rekomandohet që sipërmarrësit teknikë (logjikë) të bashkohen me një bashkëthemelues, i cili ka një perspektivë biznesi (apeli emocional i klientit). Njëra pa tjetrën është një recetë për katastrofë. Në të njëjtën kohë, secili mund të mësojë gjithmonë nga tjetri.

  1. Inkurajoni mosmarrëveshjet e biznesit dhe konfliktin e shëndetshëm

Inovacioni i vërtetë mund të vijë vetëm nga njerëz që mendojnë dhe i shohin gjërat ndryshe. Mosmarrëveshjet duhet të çojnë në diskutime konstruktive, të mësuarit e vërtetë dhe zgjidhje më të mira.

Sfida është të mbeteni jo gjykues, jo mbrojtës dhe të mos ndjeni nevojën për të fituar çdo argument.

Mënyra më e mirë për të qëndruar në kontroll dhe për të përfituar maksimalisht është duke bërë pyetje të hapura dhe relevante. Kjo do t’i lejojë personat e tjerë të ndiejnë se ju i respektoni ata dhe po debatoni idetë e tyre në vend që t’i gjykoni për shkak të pikëpamjeve të tyre.

  1. Mos e përgjithësoni diskutimin – qëndrojini problemit në fjalë

Shpesh është joshëse të risillni në diskutim çështje të mëparshme për të arritur në një përfudnim, por kjo qasje është e mbushur me rrezikun e përshkallëzimit të emocioneve dhe keqkuptimeve të mundshme.

Marrëdhëniet e suksesshme të punës kërkojnë përqendrim, bashkëpunim dhe dëgjim dhe shpesh përfitojnë nga qasje të ndryshme.

Këto diskutime ruajini për mbledhje më të përgjithësuara. Demonstroni para punonjësve apo kolegëve tuaj se ju mund të kuptoni ndryshimet që keni me ta dhe bashkëpunoni me ta.

Gjithashtu diversiteti në biznes është një plus. Njerëz me vlera të ndryshme dhe këndvështrime të ndryshme nga ju çojnë në vendime dhe inovacion më të mirë, duke rritur suksesin e biznesit dhe kënaqësinë tuaj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0