Domosdoshmëria për Siguri… në një botë që po ndryshon! - Business Magazine Albania

Domosdoshmëria për Siguri… në një botë që po ndryshon!


Gjendemi në një periudhë ku duket qartë që po ecim drejt një bote tjetër, tek e cila koncepti i Sigurisë do të jetë prioritet parësor. Rreziqet – nga kriminalitetit i vogël e deri tek aktet terroriste – po shtohen dhe po bëhen gjithnjë e më komplekse. Kërcënimet asimetrike provojnë tani, që grupet terroriste mund të veprojnë me lehtësi më të madhe, pa u kufizuar nga kufijtë e vendit. Ndaj kërkesat për përmirësimin e masave të sigurisë shtohen dhe zhvillohen vazhdimisht.

Domosdoshmëria për Siguri… në një botë që po ndryshon!

 

Më datë 10 Dhjetor në Tiranë, pranë ambienteve të hotelit “Tirana International Hotel” do të zhvillohet konferenca “Albanian Security Forum”, e cila përbën takimin më të lartë të ekspertëve të fushës së Sigurisë në Shqipëri. (www.asf.al)

 

• Si do mund të kufizojnë shërbimet e sigurisë kombëtare kërcënimet konkrete terroriste?
• Si mund të arrihet bashkëpunim më i mirë midis shërbimeve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë?
• Cila teknologji dhe infrastrukturë gjendet në dispozicion të shërbimeve në mënyrë që të trajtojnë kërcënimet terroriste para se ato të shfaqen?
• Sa e rëndësishme është mbledhja dhe menaxhimi i informacionit për trajtimin e veprimtarive terroriste dhe krimit të organizuar?
• Cili mund të jetë roli i shërbimit të sigurisë private në përballimin e krimit?

 

Këtyre edhe shumë pyetjeve të tjera kritike do t’u përgjigjen specialistët dhe drejtuesit me ekspertizë në sektorin e sigurisë së informacionit në kuadër të sesioneve specifike që do t’i dedikohen Sigurisë IT.

 

Më shumë informacion në lidhje me organizimin e konferencës, mund të gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
http://www.asf.al/faq/

 

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj duhet të plotësoni të dhënat tuaja në formën që do gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
http://www.asf.al/1st-albanian-security-forum/registration-form/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0