Dolomitet - Shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026 - Business Magazine Albania

Dolomitet – Shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Dolomitet - Shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Ndërsa malet e famshme Dolomite të Italisë nuk janë sigurisht të panjohura – veçanërisht për europianët – më shumë njerëz po zbulojnë se Alpet veriore të Italisë të mbrojtura nga UNESCO, kanë pista të shumta dhe përrallore për të bërë ski dhe një përzierje unike kulturash.

Dhe si shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, nuk ka dyshim se turmat dhe fokusi me siguri do të rriten në këtë destinacion tashmë popullor.

Cortina d’Ampezzo është qendra e zhurmshme e Lojërave Olimpike Dimërore dhe qyteti më i famshëm i skive në Itali. Që nga viti 1993, aty janë mbajtur kampionatet vjetore të Kupës së Botës për femra. Cortina u bë një destinacion me famë botërore, sinonim i skijimit elegant, pasi priti Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1956. Dhe tani, 70 vjet pas ‘debutimit’ olimpik, Cortina do të organizojë së bashku me Milanon Lojërat Dimërore përsëri.

Lexo edhe:Themeluesi i Nutella-s, Francesco Rivella, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare: Ja historia e tij!

Dolomiti Superski është zona më e madhe e skive në botë, me 12 pista për ski dhe mbi 757 shpate të rregulluara me 450 ashensorë dhe teleferikë. Përtej 1200 kilometrave shpate, një tjetër aspekt i Dolomiteve është përzierja e kulturave – në këtë rajon fliten tre gjuhë të ndryshme. Kudo do të përjetoni kultura të ndryshme. Italishtja, gjermanishtja dhe latinishtja, fliten të treja në Dolomite. Historia e udhëkryqit të rajonit shihet edhe në përzierjen e shijeve italiane dhe austriake.

Nëse planifikoni të vizitoni Dolomitet, një udhërrëfyes lokal është thelbësor, një person i aftë dhe me përvojw që merret me të gjithë logjistikën dhe i njeh të gjitha shpatet. Gjithashtu, udhërrëfyesit ndajnë informacione interesante rreth historisë dhe kulturës së Dolomiteve, ndërsa shoqërojnë skiatorët në mal apo bënim një pushim për të shijuar ushqimin e rajonit.

National Geographic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0