Dollari amerikan po e mbyll javën në pozita më të forta nda monedhës europiane. Në pikat e këmbimit valuator një dollar blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Ndërsa euro vijoi me rënien. Një euro u ble të premten 116.1 lekë dhe shitet me 116.8.
Rënia ka shënuar edhe Paundi britanik. Ai u ble 132 lekë dhe shitet 134 lekë.
Franga zvicerane ndërkohë është shfaqur e qëndrueshme, duke u blerë 120 lekë dhe shitur 121.1 lekë.
Vlerësimi i dollarit amerikan është një fenomen ndërkombëtar, i cili u vërejt muajt e fundit, si efekt i zhvillimeve të tregut, pas pandemisë dhe në kushtet e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Lexo: Barazohen euro me dollarin për herë të parë në 20 vite
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.