Ditët e Edukimit Financiar dhe Digjital, takime me anëtarët në degët e FED invest - Business Magazine Albania

Ditët e Edukimit Financiar dhe Digjital, takime me anëtarët në degët e FED invest

Ditët e Edukimit Financiar

Në muajt Mars – Prill, FED invest po zhvillohen punimet e Asamblesë së takimeve vjetore në degë. Së fundi, u zhvillua takimi vjetor në degët e Bushatit dhe Koplikut.

Në rrethin Shkodër, FED invest ka financuar me kredi mbi 3500 anëtarë, të cilët marrin shërbime financiare çdo ditë, me vlerë totale 232  milionë lekë.

FED invest, operon që nga viti 1992 dhe vazhdimisht ka luajtur një rol historik në promovimin e përfshirjes financiare në Shqipëri, duke i shërbyer popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane nëpërmjet instrumentave financiare të përshtatur ndaj nevojave lokale. Tashmë FED invest propozon një gamë të gjerë shërbimesh financiare të bazuara në teknologjinë moderne bankare.

 

Gjatë viteve, institucioni ka pasur një ndikim të prekshëm në zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe fokusi kryesor kanë qenë fermerët, sipërmarrësit e vegjël dhe familjet rurale dhe urbane.

 

Për ҫdo kredi të re që është dhënë mesatarisht, janë krijuar 1.6 vende pune të reja.  Në këto 30 vite janë dhënë mbi 170.000 kredi me një vlerë që tejkalon  60 miliardë  lekë  kredi të disbursuar në vite. Po të krahasojmë shifrat ndër vite, në vitin 1992 shuma mesatare e kredisë 10 000 ALL;  viti 2021 ku  shuma mesatare e kredisë është 450 000 lekë.

 

Projekti 4 vjeҫar Fed Invest – Jica ka për qëllim përmirësimin e jetesës së familjeve me ferma të vogla në Shqipëri,  nëpërmjet përfshirjes financiare.Disa nga Komponenet  kryesore të projektit Janë Zgjerimi dhe zhvillimi i produkteve financiare, Krijimi i një Qëndre për Informim Agro për shërbimet jo financiare, Ofrimi i shërbimeve bankare pa degë, nëpërmjet zhvillimeve të soft&hard ëare i quajtur ndryshe Branchless Banking, Matja e treguesve socialë, me qëllim ndjekjen e njëkohëshme të objektivave financiare dhe sociale si dhe Rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve dhe punonjësve të FED invest.

FED invest i kushton një rëndësi të veҫantë mbrojtjes së mjedisit, ngritjen e kapaciteve në fushën e agrofinancës dhe SME-ve, pëmiresimin e shërbimit në degë për të rritur efiҫencën operacionale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0