Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2024: Një shembull i vullnetarizmit dhe angazhimit qytetar - Business Magazine Albania

Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2024: Një shembull i vullnetarizmit dhe angazhimit qytetar

Shqipëria mirëpret për të pestin vit radhazi “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, një nismë me karakter të veçantë, organizuar nga rrjeti “ASAN” (Albanian Students Abroad Network) dhe rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”. Kjo iniciativë, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe përkrahje nga të rinjtë, organizatat, kompanitë dhe institucionet synon të promovojë vullnetarizmin, angazhimin e të rinjve dhe ndihmën e ndërsjellë për kauza sociale.

Si çdo vit, ku kontributi i të rinjve konkretizohet me implementimin e një nisme në komunitet, në vitin 2023 me angazhimin e mbi 250 vullnetarëve, u ndërtua një hapësirë rekreative në spitalin pediatrik të qytetit të Fierit. Kjo ide lindi nga nxënësit e shkollës “Numani” në Fier dhe u realizua falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes të rinjve dhe bashkëpunëtorëve tanë, pjesë e fushave të ndryshme të shoqërisë. Secili i/e ri/re dhuroi pagën e tij simbolike për këtë ditë, duke kontribuar për kauzën e përbashkët: përmirësimi i cilësisë së qëndrimit së fëmijëve në spitalin pediatrik të qytetit të Fierit. Kjo hapësirë e re mundëson argëtimin për fëmijët dhe familjet e tyre, duke lehtësuar përballjen me sfidat shëndetësore.

Të rinjtë dhe Bizneset/Kompanitë/Institucionet dhe Organizatat

Dita e Solidaritetit shërben si një platformë unike që vë në qendër të rinjtë dhe fuqinë e tyre për të sjellë ndryshim. Kjo nismë synon jo vetëm të kontribuoj për kauza sociale, por edhe t’u japë të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përfshihen aktivisht në jetën qytetare. Në kuadër të kësaj nisme, praktikohet koncepti i “1 ditë praktikë pune”, ku të rinjtë përjetojnë për një ditë përvojën e punës në kompani të ndryshme. Kjo eksperiencë i ndihmon ata të kuptojnë më mirë se si operojnë bizneset dhe t’i përgatisë për të ardhmen profesionale.

Ky angazhim krijon një urë lidhëse midis të rinjve dhe bizneseve, duke i inkurajuar këta të fundit të lidhen me gjeneratën e ardhshme të punonjësve. Kjo qasje moderne siguron që kompanitë të njihen me frymëzimin dhe energjinë e të rinjve, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë vizionin e kërkuar.

Lexo edhe: Inflacioni i Eurozonës në zbutje të vazhdueshme, shenjë kjo e rimëkëmbjes ekonomike?

Kontributi Qytetar dhe Ndikimi Social

Një nga elementët kryesorë që e bën këtë nismë të veçantë është fakti se ajo buron nga një shpirt solidariteti, ku çdo individ, pavarësisht aftësive të tij, mund të japë kontributin e vet për të ndihmuar komunitetin. Dhurimi simbolik i pagës së një dite dhe përkushtimi ndaj një kauze sociale është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe dëshirës për ndryshim. Kjo ide, që nis nga të rinjtë dhe për të rinjtë, tregon se bashkë mund të bëjmë ndryshimin që duam të shohim në shoqëri.

Një Thirrje për Veprim: Bëhu Pjesë e Ndryshimit

Nëse je i ri dhe dëshiron të bësh diçka ndryshe, të japësh kontributin tënd dhe të ndihmosh në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, mos hezito të bashkohesh në Ditën e Solidaritetit! Dita e Solidaritetit është një mundësi për të bërë diçka të veçantë, për të parë nga afër si funksionon një biznes dhe për të dhënë kontributin tënd për një kauzë që ka rëndësi.

Nëse je një biznes dhe dëshiron të bësh një ndryshim të vërtetë, të kontribuosh në komunitet dhe të forcosh lidhjet me të rinjtë, Dita e Solidaritetit është për ju! Kjo është një mundësi unike për të ofruar mbështetje për një kauzë të rëndësishme, për të promovuar vlerat e solidaritetit dhe për të inspiruar gjeneratën e ardhshme. Bëhuni pjesë e këtij angazhimi dhe tregoni se kompania juaj ka një vizion europian, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0