“Mos e kufizoni veten. Shumë njerëz e kufizojnë veten në atë që mendojnë se mund të bëjnë. Ju mund të shkoni aq larg sa mendja juaj ju lejon. Atë çfarë besoni, ju mund ta arrini.” – Mary Kay Ash, Themeluesja e Mary Kay Cosmetics.
“Gjithmonë jepni më shumë se sa pritet prej jush.” – Larry Page, CoFounder i Google
“Vlera e një ideje qëndron në mënyrën e përdorimit të saj.” – Thomas Edison, bashkë-themelues i General Electric
“Reputacioni juaj është më i rëndësishëm sesa paratë tuaja dhe integriteti juaj është më i vlefshëm se karriera juaj.” – Ryan Freitas, Bashkëthemelues i
“Nuk ka asgjë të keqe të qëndroni të vegjël. Ju mund të bëni gjëra të mëdha me një ekip të vogël.” – Jason Fried, Themelues i 37signals
“Asgjë nuk funksionon më mirë sesa përmirësimi i produktit tuaj.” – Joel Spolsky, Bashkëthemeluesi i Stack Overflow
“Një sipërmarrës është dikush që ka një vizion dhe një dëshirë për të krijuar.” – David Karp, Themelues i Tumblr
Lexo: Kompania kosovare Manaferra fiton dy çmime në EUSearchAwards
“Mos luani lojëra që nuk i kuptoni, edhe nëse shihni shumë njerëz të tjerë që bëjnë para prej tyre.” – Tony Hsieh, themelues dhe CEO i Zappos
“Koha, këmbëngulja dhe dhjetë vjet përpjekje do t’ju bëjnë të dukeni sikur e keni arritur suksesin brenda natës.” – Biz Stone, Themelues i Twitter
“E vetmja gjë më e keqe sesa të fillosh diçka dhe të dështosh … është të mos fillosh asgjë.” – Seth Godin, Themelues i Squidoo
“Sekreti i punësimit të suksesshëm është ky: kërkoni për njerëz që duan të ndryshojnë botën.” – Marc Benioff, CEO i Salesforce
“Mos merrni shumë këshilla. Shumica e njerëzve që kanë shumë këshilla për të dhënë përgjithësojnë gjithçka që ata bëjnë. Mos tej-analizoni gjithçka. Unë vetë kam qenë fajtor për problemet e mia. Vetëm ndërtojini gjërat dhe zbuloni nëse ato funksionojnë.” – Ben Silbermann, Themeluesi i Pinterest
burimi: business.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto