Disa prej aplikacioneve me interesante per iOS dhe Android - Business Magazine Albania

Disa prej aplikacioneve me interesante per iOS dhe Android


Aplikacionet e perfshira ne kete liste mund te jene komplet te reja ose ato kane ekzistuar me pare, por tashme jane permiresuar.
 
ADOBE VIDEO BITE (iOS/pa pagese)
Aktualisht ekziston nje numer shume i madh aplikacionesh per iPhone dhe iPad qe sherbejne per editimin e videove dhe publikimin e tyre neper rrjete sociale duke perfshire ketu dhe iMovie te Apple ose YouTube Capture te Google, por aplikacioni VideoBite i krijuar nga Adobe eshte nje zgjedhje e shkelqyer qe kombinon shume funksione te dobishme. Pasi te keni regjistruar nje klip te caktuar, klikoni butonin ne forme zemre per te ndaluar dhe filloni te selektoni disa segmente.
Kjo eshte nje menyre shume e mire per te perzgjedhur pjeset me te bukura te videos. Me pas VdeoBite gjeneron nje version te ri te videos qe perfshin vetem pjeset qe ju keni selektuar.
Perdoruesit gjithashtu mund te krijojne kolazhe me video te ndryshme, mund te ndryshojne renditjen e tyre si dhe te shohin produktin perfundimtar ose ta ndajne ate me miqte ne Facebook. Fatkeqesisht nuk suporton rrjete te tjera sociale.
 
BIRDSEYE MAIL (iPad/pa pagese)
Ky aplikacion eshte perzierje e Flipboard dhe Gmail dhe sipas zhvilluesve eshte klienti i pare e-mail i krijuar per tabletet dhe sherben si nje nderfaqe shume e kendshme nga ana vizuale per mesazhet e postes elektronike.
Ne vend te shfaqjes se mesazheve ne forme liste Birdseye Mail shfaq e-mailet ne formen e kartave individuale. Per te kaluar tek mesazhet e tjera mjafton te rreshqisni gishtin mbi ekran. Kur arrini tek mesazhi qe doni te lexoni klikoni per ta zmadhuar.
Perdoruesit mund te pergjigjen, mund ta fshijne ose mund ta shenojne sit e preferuar. Birdseye Mail nuk do te revolucionarizoje punen tuaj, por do te beje leximin e postes elektronike me te kenaqshme.
 
PaperKarma (iOS, Android/pa pagese)
PaperKarma eshte nje aplikacion pa pagese per iOS dhe Android qe sherben per shmangien e mesazheve te postes Junk.
Mjafton qe te fotografoni materialin e padeshiruar dhe kete foto e vendosni ne aplikacion, me pas klikoni “Unsubscribe Me!”.
Aplikacioni me pas kontakton me derguesin e mesazheve junk dhe ju kerkon qe adresa juaj te fshihet nga lista e kontakteve ne menyre qe te mos merrni me asnje mesazh te tille.
PaperKarma sherben per te bere listen e mesazheve te postes elektronike me te rregullt.
 
SPRINGPAD (iOS, Android/pa pagese)
Evernote eshte ndoshta aplikacioni me popullor persa i perket shenimit te ideve, faqeve ueb, klipeve audio apo pjeseve te tjera dixhitale.
Megjithate persa i perket anes vizuale nuk eshte aq interesant sa konkurrenti I tij Springpad.
Ky aplikacion pa pagese per iOS dhe Android ka nje nderfaqe te ngjashme me Pinterest dhe eshte mjaft terheqes.
Ne rast se ju do te donit te mbanit shenim titullin e nje filmi qe nuk doni ta humbisni, mund te kerkoni per te dhe Springpad menjehere do te populloje shenimin tuaj me informacione rreth atij filmi.
Versioni i ri i tij 4.0 eshte akoma me interesant. Nepermjet tij ju mund te integroni shenimet tuaja ne nje faqe ueb ose neper blogje.
 
TEMPO (iOS/pa pagese)
Tempo eshte nje kalendar shume i dobishem me disa funksione shume interesante. Ai mund te sherbeje si nje axhende automatike qe ju shfaq ne kohe informacione shtese lidhur me takimet qe keni apo personat qe do te jene prezente ne te duke krijuar lidhje me profilet e tyre ne mediat e ndryshme sociale.
Gjithashtu aplikacioni siguron harta dhe sherben si navigator ne rast se behet fjale per nje takim ne nje vend te larget. Tempo eshte i domosdoshem per ata persona qe e kane axhenden e tyre plot me takime.
 
The Weather Channel(iOS, Android/pa pagese)
Ky aplikacion ka perditesuar versionin per Android, i cili vjen per perdoruesit me nje nderfaqe te permiresuar.
Perveç temperatures aktuale ofrohen edhe pershkrime te shkurtra ne lidhje me kushtet e motit. Ne rast se klikoni butonin + do te shfaqen informacione shtese ne lidhje me lindjen e diellit, perendimin, lageshtine dhe shpejtesine e eres. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0