Disa këshilla për më pak stres në vendin e punës - Business Magazine Albania

Disa këshilla për më pak stres në vendin e punës

stres

Dinamikat në tregun e punës kanë rritur presionet tek punëdhënësit, por edhe tek punëmarrësit. Ndaj, kemi përzgjedhur për ju disa nga këshillat praktike për të aplikuar gjatë ditës, sygjeruar nga Babeta Rexhepi, eksperte ne fushën e shëndetit publik dhe privat

  • Relaksohuni. Vetëm duke i dhënë kohë vetes, duke bërë pak pushim apo thjesht duke praktikuar disa frymëmarrje të thella, ju do rifitoni energji të reja për të përmbushur detyrat apo për të rifituar fokusin tuaj në punë.
  • Mendoni pozitivisht. Kënaquni dhe vlerësojeni veten sa herë përfundoni një detyrë dhe orientojini kritikat dhe konfliktet drejt zgjidhjeve konstruktive
  • Ndiqni një stil jetese jo sedentare. Bëni aktivitet të rregullt fizik ose të paktën rreth 30 minuta ecje në ajër të pastër. Në këtë mënyrë do çlironi endorfinë që ju bën të ndjeheni shumë mirë dhe ju çliron nga ankthi dhe stresi.
  • Qeshni sa më shumë. “Një jetë e jetuar pa të qeshura, është një jetë e çuar dëm” thotë Carli Caplin. Gjithashtu, e qeshura ka veti sugjestionuese dhe ndikon në mirëqënien tuaj dhe marredhëniet e këndshme me të tjerët.
  • Ndani problemet me miq dhe kolegë të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave mes njëri- tjetrit apo njerëzve të besuar për ne, jo vetëm na ndihmon të marrim vendime më të zgjuara kur kalojmë një situatë të ngjashme, por edhe na çliron nga ankthi dhe stresi i akumuluar gjatë ditës.

Lexo: 10 thënie të Napoleon Bonapartit, përzgjedhur nga Businessmag

  • Informimi mbi të drejtat dhe detyrimet tuaja si punonjës në vendin e punës. Është shumë e rëndësishme që punonjësit të jenë të qartë mbi të drejtat që u takojnë gjatë kryerjes së rolit profesional dhe përgjegjësitë që kanë gjatë realizimit.
  • Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Menaxhimi efikas i kohës është një nga elementet më kritikë. Për një menaxhim efikas copëzojeni punën në tre kategori : urgjentet, më të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet. Pastaj filloni duke bërë të parat punët urgjente, më pas ato më shumë të rëndësishme dhe në fund punët as të rëndësishme dhe as urgjente.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0