Diplomë në 6 muaj, Google hap universitetin e saj - Business Magazine Albania

Diplomë në 6 muaj, Google hap universitetin e saj

Gjiganti teknologjik ‘Google’, do të ofrojë kurse gjashtë mujore si një procese trajnimi për të gjithë ata që duan të punësohen në të ardhme. Mediat e huaja kanë raportuar se kursi do të ketë të njëjtën vlerë si një diplomë universitare. Pas mbarimit të kursit studentët do t’iu jepet një certifikatë karriere në Google. Synimi është përfshirja e studentëve që synojnë të diplomohen në profesionet më të kërkuara të botës dixhitale. Kohëzgjatja e kursit nuk do i kalojë gjashtë muaj dhe sipas informacioneve të ‘Google’ ai nuk do të kushtojë më shumë se 300 dollarë.

Lëvizja nga Mountain View vjen si befasi dhe synon të  sjelli modernizim, të paktën në Shtetet e Bashkuara,  në mekanizmat e arsimit të mesëm dhe të lartë. Kjo nismë ka ardhur pas pandemisë së Covid-19 pasi në të gjithë botën krijoi vështirësi në hapjen e shkollave dhe një ‘rrëmujë’ e madhe u krijua për studentët.

Si do funksionojë Universiteti Google? “Universiteti” nuk do i përfshijë të gjitha gradat, por vetëm disa degë specifike të përshtatshme me botën dixhitale, si kurset universitare teknologjike më të kërkuara në botë. Një karakteristikë tjetër është se kurset do të jenë shumë të shkurtra, nuk do të zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe do të jenë më të lira se ato tradicionale. Qëllimi është që t’u sigurojë studentëve të rinjë mundësinë për të hyrë menjëherë në botën e punës.

Midis studentëve amerikanë ka shumë interes për propozimin e universitetit Google, por edhe një skepticizëm të caktuar. Shumë pyesin se si do të jetë e mundur të merret një profesion në një  kurs gjashtë mujor, kur në universitetet tradicionale duhen vite të tëra studimi. Të njëjtin shqetësim kanë dhe universitetet, që nga njëra anë kanë frikë nga zhvlerësimi i procesit mësimor  dhe nga ana tjetër ata shohin me shqetësim mundësinë që studentët e tyre të lëvizin drejt universitetit Google.

Kështu studentët nuk do të detyrohen të harxhojnë një kohë të gjatë për të marrë një profesion por edhe nuk do të paguajnë tarifa, libra apo detyrime të tjera ndaj universitetit.  Pika tjetër e fortë e Universitetit, e propozuar nga Mountain View është kostoja. Çdo kurs nuk duhet të kushtojë më shumë se disa qindra dollarë, kështu që mund të ndiqet nga një numër i madh i studentëve, nga të cilët kompanitë mund të zgjedhin më pas më të mirët. Shumica e aktiviteteve të studimit do të zhvillohen  në internet, duke shmangur kështu edhe kostot e strukturave fikse siç janë kostot e udhëtimit dhe të jetesës për studentët.

Me pak fjalë, studentët do të kenë mundësi që me një kosto të ulët dhe një kohë të shkurtër të kryejnë një universitet online që është I njëjtë me universitetin tradicional. Deri më tani ende nuk dihet se kur do të jetë data e saktë kur do të hapen kurset universitare Google.

Repubblica.it

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0