Dionisi, 5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive

Dionisi, 5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive


I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më  i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2  fillore i zgjidhte që 4 vjeç, ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.

Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek, të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani,  200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

burimi: njekomb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0