digitaltour - Fuqizimi i agroturizmit përmes pagesave dixhitale në Gjirokastër: Një hap drejt një të ardhmeje të qëndrueshme - Business Magazine Albania

digitaltour – Fuqizimi i agroturizmit përmes pagesave dixhitale në Gjirokastër: Një hap drejt një të ardhmeje të qëndrueshme

Patëm kënaqësinë të organizonim një vizitë në terren në Gjirokastër si pjesë e nismës Digitaltour, që synon fuqizimin e sektorit të agroturizmit në Shqipëri përmes zgjidhjeve të pagesave dixhitale. Ky aktivitet mblodhi së bashku mbi 30 pronarë dhe profesionistë të agroturizmit, të cilët u fokusuan në të mësuarin dhe përshtatjen me ekonominë dixhitale në rritje.

Diskutimet tona përfshinë tema të rëndësishme si rëndësia e pagesave dixhitale për rritjen e efikasitetit dhe kënaqësisë së klientit, kapërcimin e sfidave në sektorin e turizmit, eksplorimin e mundësive për rritje dhe promovimin e praktikave të turizmit të gjelbër. Gjithashtu, ne theksuam rëndësinë e politikave të qëndrueshmërisë dhe strategjive efektive të marketingut dhe komunikimit për të rritur dukshmërinë e sektorit të agroturizmit.

Lexo edhe:Apliko dhe bëhu fitues i “digitaltour”

Seanca e trajnimit u drejtua nga ekspertë të industrisë, duke përfshirë Heriola Saphiu, CEO i NOA, Fabiola Duro, Themeluese e INNVEST/IMAA, si dhe përfaqësues nga Raiffeisen Bank dhe Bashkia Gjirokastër. Përspektivat e tyre ofruan mendime të vlefshme mbi mënyrën se si transformimi dixhital mund të rindërtojë industrinë e turizmit në Shqipëri.

Ky aktivitet jo vetëm që nënvizoi rëndësinë e përqafimit të teknologjive dixhitale, por gjithashtu hapi një dialog mbi mënyrën se si agroturizmi mund të kontribuojë në një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë. Mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për të promovuar inovacionin dixhital dhe turizmin e qëndrueshëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0