Digidog, qeni robot në policinë e New Yorkut - Business Magazine Albania

Digidog, qeni robot në policinë e New Yorkut

Digidog

Digidog është qeni policor në New York, i cili po punon prej pak javësh në departamentin e policisë në Nju Jork. Të ngjashmit e tij quhen Bolt dhe Mac & Cheese.

Kompania e tyre krijuese i quan vetëm me një emër: “Spot”. Ato janë qentë robotë në mbështetje të policisë lokale. Qentë autonomë  janë prodhuara nga kompania amerikane Boston Dynamics. Vetëm një prej tyre kushton rreth 75 mijë dollarë.

Lexo: Kosova do të ketë një revistë për Smart Home&IoT

Sipas agjentëve të policisë, qentë robotë pritet të përdoren në situata të rrezikshme për vetë policët njerëz. I tillë është rasti kur në një banesë ndodhet ndonjë i dyshuar si keqbërës.

Qentë robotë blihen zakonisht nga kompanitë, që do t’i vendosin në vend të rojeve. Një robot peshon rreth 40 kilogramë dhe policia amerikane po nis t’i përdorë në terren.

Qentë janë të pajisur me sirena e drita, duke na kujtuar skena të ngjashme si në serialin “Black Mirror”, i cili flet për të ardhmen. Ato mund të kontrollohen me telekomandë dhe të transmetojnë imazhe të asaj që shohin.

nypost

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0