"Diçka Nuk Shkon", ekspozita që flet për realitetin njerëzor - Business Magazine Albania

“Diçka Nuk Shkon”, ekspozita që flet për realitetin njerëzor

Arti nuk njeh kufij, është e vetmja mënyrë që i jep artistit mundësi për të shprehur veten nga të gjitha emocionet apo perjetimet. Artistja Blerina Muça është nga nga artistet të cilat nuk e kornizojnë veten në art, por duan gjithmonë të zbulojnë diçka të re. Së fundmi për publikun ajo hapi ekspozitën e saj te pare “Diçka nuk shkon”. Kjo ekspozitë solli edhe njëhërë në vemendje thirrjen e jetës se asgjë nuk shkon sipas saj. Ne rrethohemi nga momente të cilat na bëjnë të kuptojmë që nuk shkon asgjë si kemi planifikuar apo dëshiruar. Blerina është nga ato artiste që nuk pret apo planfikon të sjellë art për publikun, por nxiton ta bëjë atë në momente të veçanta kur e kap veten të frymëzuar në çast.

Për të gjithë njerëzit, pikënisja e gjithçkaje është fëmijëria, si ka qenë ajo për ju?

Unë jam rritur një fëmijë i rrethuar nga nje nderthurje emocionesh te ndryshme, te bukura, te dashura, te qeshura por edhe me pak te bukura.Ndihem me fat qe jam rritur pikerisht ne ate familje qe formoi karakterin dhe personalitetin tim si artiste.  Më kujtohet tani panorama e familjes sime,nëna, motra dhe vëllai të cilët kanë qenë shoqëruesit e mi ne pothuajse cdo punim, duke ndjenjur per ore te tera si modele te mite. Ndersa babai ka qene syri kritik I punimeve te mia, kishte gjithmone dicka per te thene mbi to, pergezime.apo verejtje. Kjo familje për mua ka qenë e mrekullueshme duke ndërtuar tek une një botë të plotë dhe të gjallëruar nga emocionet artistike.

A është e vështirë të sundosh në tregun artistik?

Është një treg si gjithë të tjerët. Nëse duam të flasim për sukses të përhershëm ai nuk vjen sa hap dhe mbyll sytë, por duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i arritur dalëngadalë. Ndaj, nëse flas për vështirësi në treg fokusohem  edhe tek koha. Unë  kam pak kohë në këtë treg dhe pajtetër që sfidat do të jenë më të mëdha dhe si të tilla do më forcojnë edhe më tepër mua. Kam pasur dhe vijoj të kem fatin që të punoj e bashkëpunoj me njerëz të cilët më mbështesin dhe duan shumë jo vetëm mua si , por mbi të gjitha artin tim.

Ju keni sjellë ekspozitën “Diçka nuk shkon”, a ka dicka që nuk shkon sipas jush?

Patjetër që ka dhe gjithmonë do të ketë diçka që nuk shkon. Besoj qe kjo do të ndodhë gjatë gjithë jetës sepse ne nuk jemi perfektë dhe si të tillë do të na duhet të përballemi me këtë fakt. Shoqëria nuk është perfekte dhe nuk duhet ta kërkojmë këtë gjë. Duhet t’i përshtatemi një bote me momente që gjërat nuk shkojnë.

Cilët kanë qenë shtysat e tua më të mëdha që  kjo ekspozitë të vinte në jetë?

Mendoj qe ka nje kohe per cdo gje qe te konkretizohet.E kisha enderruar dhe hapur ne koken time kushedi sa here kete ekspozite. Por kjo nuk ndikoi ne punen time, perkundrazi mori kohen qe I duhet per te qene nje.ekspozite e pjekur dhe ne nivelin e duhur.

Nëse një i ri apo e re do të dëshironte që në bazë të rrëfimit tuaj, të ndiqte rrugëtimin që ju jeni duke ndjekur, çfarë do t’i thoje?

Fillimish do t’i thoja që gjërat duhet t’i duash shumë fort. Duhet ti deshirosh me gjithe qenien tende dhe te punosh shume fort . Asnjeher mos e ler rrugen tende pergjysem pasi je perzgjedhur ne nje mori njerezish per te pasur kete talent. Ne jemi qënie me emocione dhe ndjenja dhe si të tilla duhet të fokusohemi tek dashuria për to. Le t’i japim jetës një buzëqeshje për të vazhduar përpara me sfida të reja, të cilat na rrisin çdo ditë.

Ju jeni produkt i punës apo ëndrrave tuaja?

Unë jam produkt i një ëndrre shumë të mëdhe, e cila më pas u pasurua më punë shumë të madhe.Punoj fort dhe ëndërroj shumë.

Cila është pyetja që i bën vetes në këtë çast?

U bë pak kohë që unë pyes veten: “Kush është cikli im i rradhës”? Pas mbarimit të ekspozitës: “Diçka nuk shkon”, unë mezi po pres që rinis diçka tjetër, e cila të më bëjë të ndihem po aq plot sa jam ndierë në këtë periudhë të bukur të jetës sime.

Cilat janë reflektimet më të mëdha që të ndodh të bësh?
Për veten më ndodh që të shoh dhe të dua të kuptoj se cfarë më pret në të ardhmen. E kap veten duke menduar për sfidat që kam kaluar dhe jetën që kam zgjedhur të bëj.

Si po shkon ekspozita dhe a jeni ju brenda në prishtmërite tuaja?

Gjithçka po shkon mirë, ekspozita eshte ndertuar duke krijuar nje harmoni mes  puneve dhe krijon interesin per te perqafuar mesazhin apo emocionet qe persjell. Kam sjellë nje  koncept, i cili eshte pritur me shumë vëmendje nga ana e publikut. Per gjithe kete pune qe eshte bere me duhet te falenderoj Marko Stamenkovic, kuratorin e ekpozites dhe Valentina Koça, drejtuesen e Galerise Zeta.

Çfarë dojë t’i sillje publikut me këtë ekspozitë?

Doja të sillja  idenë që “Diçka që nuk shkon”, ndodh kudo. Fillon nga gjerat me te zakonshme ku dicka nuk shkon, me pas në punë, në jetën sociale… Pra ka gjithmonë diçka që nuk shkon dhe unë me këtë ekspozitë jam më pranë publikut, njerëzve të cilët e ndiejnë apo perceptojnë.

Cilat janë projektet e së ardhmes që do të trokasin për artdashësit?

Në fakt une nuk ndjek nje plan per te realizuar nje punim, por e le te rrjedhe natyrshem, gjithçka që do më ngacmojë sërish në botën time artistike do ta sjell në momentin e parë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0