Filantropi amerikan Eli Broad, i cili përdori pasurinë e tij për të formuar peisazhin kulturor të Los Anxhelesit duke luajtur një rol qendror në ndërtimin e institucioneve të tilla si Walt Disney, Salla e Koncerteve dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, vdiq në moshën 87-vjeçare.
”Broad vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”, u shpreh një zëdhënës i tij, pa dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes, shkruajnë mediat e huaja. Sipas ”Forbes” ai shpenzoi 6,9 miliardë dollarë për një sërë projektesh ambicioze civile.
“Ne bashkohemi me qytetin e Los Angelos për të mbajtur zi për humbjen e Eli Broad. Qyteti dhe kombi kanë humbur një ikonë”, thanë në një deklaratë shefi i ”Los Angeles Times”, Patrick Soon-Shiong dhe bashkëshortja Michele.
“Historia e jetës së Elit është një frymëzim dhe një dëshmi e mundësive që ka Amerika”, u shprehën më tej ata. “Mbështetja dhe udhëheqja e Broad për institucionet kulturore kanë qenë transformuese”, tha çifti.
Broad shpenzoi miliona dollarë për të pajisur programe kërkimore mjekësore dhe shkencore duke përfshirë qendrat kërkimore të qelizave burimore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelesit, University of California Southern, UC San Francisco dhe Harvardit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.