Dhoma Europiane e rendit Shqipërinë të tretën nga fundi për klimën e biznesit

Dhoma Europiane e rendit Shqipërinë të tretën nga fundi për klimën e biznesit

Dhoma Europiane

European Chamber (Dhoma Europiane), ose siç njihet ndryshe EuCham është një organizatë e pavarur, joqeveritare, e cila vlerëson të bërit biznes në Evropë.

Në raportin e fundit për vitin 2020, EuCham ka vlerësuar 46 vende nga Evropa, në të cilin Shqipëria renditet ndër tre vendet e fundit, duke lënë pas Bosnje e Hercegovinën dhe Ukrainën, vende këto, me probleme të theksuara sa i përket stabilitetit politik dhe ekonomik.

Lexoni: Trajnim për Procedurat e Prokurimit Publik

Rezultati i EuCham për një vend reflektohet në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 përfaqëson performancën më të dobët dhe 100 paraqet më të mirën.

Danimarka kryeson renditjen me rezultatin 86, e ndjekur nga Suedia, Norvegjia, Finlanda, dhe Zvicra. Shqipëria ka 51.35 pikë sipas vlerësimit të Dhomës Europiane EUCham, 66.70 pikë sipas Bankës Botërore dhe 35 pikë sipas Transparency International, duke mbajtur vendin e tretë për nga fundi për secilin nga këto vlerësime.

Dhoma Europiane

Sipas EuCham klimë më të mirë për të bërë biznes se sa Shqipëria (51 pikë) ka Kosova (55 pikë), Serbia (57 pikë), Maqedonia e Veriut (58 pikë) dhe shumë më shumë edhe Mali i Zi (59 pikë). Vlerësimi i EuCham bazohet në të dhënat e Bankës Botërore dhe indekseve ekonomike të Transparency International.

Në vitin 2019 Shqipëria vlerësohej nga EuCham me 52.76 pikë. Vlerësim në ulje është vërejtur edhe nga raportet e shkuara të Bankës Botërore (67.7 pikë nga 69.5 që vlerësohej një vit më parë) dhe nga indeksi i Transparency International (35 pikë nga 36 që vlerësohej një vit më parë).

Për të lexuar raportin e plotë, mund të klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0