Dhoma Amerikane rrit indeksin e biznesit, Lu: Klima e veshtire - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane rrit indeksin e biznesit, Lu: Klima e veshtire


“A eshte e lehte te besh biznes ne Shqiperi? Jo. Por ky nuk perben lajm. Sepse te gjithe jemi ne dijeni te sfidave me te cilat perballet biznesi ketu. Se dyti, a eshte me mire te besh biznes ne Shqiperi krahasuar me vjet dhe parvjet? Pergjigjja eshte nje ‘po’ e qarte”, keshtu i permblodhi ambasadori amerikan, Donald Lu, perfundimet e indeksit te biznesit ne Dhomen Amerikane te Tregtise, dje gjate takimit te asamblese, ku ishte i ftuar edhe ministri i Ekonomise, Arben Ahmetaj.

Sipas ketij indeksi, klima e biznesit ne Shqiperi eshte rritur nga 40,21% qe ishte vitin e kaluar, ne 42,77% me permiresime ne 16 nga 27 kategori. Per 2015-n, perqindja e te anketuarve qe presin klimen e biznesit ne Shqiperi me rritje te favorshme ose shume te favorshme eshte 31%. Me gjithe permiresimin ne 2014-n, krahasuar me vitin 2013, pergjigjet e anetareve te anketuar evidentojne shkalle te larte te korrupsionit dhe informalitet, te cilat ndikojne drejtpersedrejti ne punen e tyre. Sipas te anketuarve, faktoret kryesore qe luajne rol negativ ne klimen e biznesit jane ekonomia informale (74%), burokracia qeveritare (68%), monopoli, konkurrenca e padrejte (63%) dhe korrupsioni (53%). Klima e brendshme politike tregon nje permiresim nga viti 2013, megjithate 49% e te anketuarve vazhdojne te mendojne se ajo ishte e keqe ose shume e keqe.

Treguesi i rendit dhe i sigurise ka rene ne 2014-n, ku 40% e te anketuarve e vleresojne keq ose shume keq. Te anketuarit kane raportuar se perceptimi i tyre ne lidhje me infrastrukturen eshte permiresuar ne 2014-n, ndersa furnizimi me energji elektrike eshte perkeqesuar. Performanca e ekonomise shqiptare, sipas indeksit, ka rene ose ka rene shume gjate 2014-s per 50% te anetareve te Dhomes Amerikane. Nga ana tjeter, 17% raportuan se ekonomia u rrit. Kur bejne parashikimin per vitin 2015, 33% mendojne se ekonomia do te vazhdoje te rritet, ndersa 30% mendojne se performanca e saj do te ulet. Nderkaq, kerkesa per mallra dhe sherbime ne 2014-n eshte raportuar te jete rritur per 34% prej te anketuarve. Kerkesa ka qendruar e njejte per 42% te bizneseve, ndersa ka rene per 23% te tyre. Pritja per 2015-n eshte pozitive. Ne terren negativ vleresohet kerkesa per mallra dhe sherbime per kompanite eksportuese.

Ky tregues ka rene pak ne vitin 2014, por pritet te kete nje trend pozitiv ne 2015-n. Punesimi ne kompanite amerikane ne Shqiperi (112 prej tyre jane anketuar) ka mbetur ne shifra te njejta per 45% te tyre, ndersa rreth 34% raportuan se kane rritur personelin. Per vitin 2015, mbi gjysma e tyre (52%) ka ne plan te mbaje te njejtin staf dhe 30% e tyre do te rrisin numrin e punonjesve. Ne vitin 2014, rreth 42% e kompanive kane rritur investimet e tyre, ndersa 40% ka mbajtur te njejtin nivel me 2013-n. Per vitin 2015, 44% e kompanive parashikojne te rrisin investimet e tyre, ndersa 39% do te mbajne te njejtin nivel te investimeve si ne 2014.

Gazeta Shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0