DHL Albania, në fokus digjitalizimi dhe elektrifikimi - Business Magazine Albania

DHL Albania, në fokus digjitalizimi dhe elektrifikimi

DHL Albania

DHL është brand global udhëheqës në industrinë logjistike. Divizionet e DHL-së kanë një portofol të pakrahasueshëm të shërbimeve logjistike, që nga dorëzimet kombëtare dhe ndërkombëtare të pakove, e-commerce, shërbimin ekspres ndërkombëtar, transportin me ajër, tokë dhe oqean të mallrave, deri dhe manaxhimin logjistik industrial.

Me rreth 380,000 punonjës në më shumë se 220 vende në mbarë botën, DHL lidh njerëzit dhe bizneset në mënyrë të sigurtë, duke bërë të mundur tregtinë globale në mënyrë të qëndrueshme. DHL është pozicionuar në mënyrë të vendosur si “Kompania logjistike për botën”.

DHL është pjesë e grupit Deutsche Post DHL. Grupi gjeneroi më shumë se 81 miliardë Euro të ardhura në 2021. Me praktikat e biznesit të qëndrueshëm dhe angazhimet ndaj shoqërisë dhe ambientit, grupi jep një kontribut pozitiv në Botë. Deutsche Post DHL ka objektiv të arrijë logjistikë me emetim zero brenda vitit 2050.

DHL në Shqipëri si pjesë e DHL globale ka filluar aktivitetin në Shqipëri në Shkurt të vitit 1993.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm Qirjako Koçollari.

Çfarë zhvillimesh ka patur DHL gjatë periudhës së pandemisë dhe tani me situatën e krijuar në Europë.

Kjo periudhë ka qenë dhe është me sfida si për individët edhe për bizneset.

Bizneset, kompanitë që përgatiten, që punojnë e zhvillohen në të gjitha aspektet në mënyrë të vazhdueshme përballojnë mirë apo shumë mirë sfidat që dalin.

Gjatë periudhës së pandemisë DHL dha një kontribut masiv dhe të pazëvendësueshëm si në shpërdarjen e vaksinave dhe të pajisjeve mbrojtëse apo pajisjeve mjeksore. DHL në Shqipëri u angazhua shumë, si në aspektin e përballimit të kërkesave të karakterit mjekësor, ashtu edhe të plotësimit të kërkesave të rritura të bizneseve në transportin ekspres, por edhe plotësimin e kërkesave individuale të njerëzve.

DHL në Shqipëri zgjeroi kapacitetet e transportit. Jo vetëm operoi me avionin e saj çdo ditë nga e Hëna në të Premte, por shtoi operimin edhe ditën e Shtunë.

Cilat janë nga investimet e bëra nga DHL në Shqipëri në këtë periudhë?

DHL në Shqipëri rriti kapacitetin në transportin ajror, duke vendosur në operim avion me kapacitet më të madh mbajtës. DHL operon në Shqipëri në aeroportin e Rinasit me avion të dedikuar cargo Embraer120.

Po ashtu, vazhdoi një sërë projektesh të lidhura me digjitalizimin në të gjitha aspektet e biznesit.

Ne kemi një program të gjerë zhvillimi të stafit “Specialistë Ndërkombëtarë të Certifikuar“, i cili vazhdoi pa ndërprerje. Këtë program e filluan edhe punonjësit e rinj, të cilët iu bashkuan kompanisë sonë.

Cilat janë zhvillimet e bizneseve në Shqipëri në lidhje me botën?

Shumë biznese në Shqipëri e kanë kuptuar se mundësia për sukses rritet kur zhvillohet, jo vetëm brenda vendit, por orientohet nga eksporti dhe shfrytëzon mundësitë dhe potencialet që të ofron tregu ndërkombëtar.

Është e rëndësishme që biznese të ndryshme jo vetëm kanë zhvilluar këto kapacitete, por e kanë zgjeruar gjeografikisht në shumë vende, jo vetëm duke qëndruar në vendet tradicionale fqinje. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ka shumë përparësi dhe avantazh për bizneset. Ne si DHL e bëjmë të mundur në mënyrë të shkëlqyer ekportin nga Shqipëria si edhe importin me çdo vend në botë. Si shembuj mund të jap rritjen me SHBA, Korenë e Jugut dhe shumë vende të tjera.

Ku qëndrojnë vështirësitë e të bërit biznes në Shqipëri përsa u përket kompanive të shërbimeve ekspres apo logjistikës?

Klientët kanë kohën si primare për eksportin dhe dorëzimin e produkteve tek klientët jashtë, apo marrjen e produkteve, pajisjeve, pjesëve të këmbimit nga furnitorët jashtë në kohë, pa vonesë.

Kufiri, dogana është pjesë e rëndësishme e këtij zinxhiri që duhet të veprojë shumë shpejt, të mos pengojë, duke u zhvilluar teknologjikisht dhe të eliminojë çdo qëndrim burokratik, apo jo të aftë të personelit të përfshirë. Jo gjithnjë është në nivelin që kërkohet dhe nuk shikoj ndonjë arsye të mos jetë në nivelin e vendeve të zhvilluara. Për shembull, në ditët e festave ne sjellim avionin në Tiranë për të shërbyer shpejt dhe kjo ka një kosto jo të vogël, por nuk ka doganë dhe nuk bën dot veprime doganore.

Një pengesë e rëndësishme është infrastruktura, apo modernizimi i infrastrukturës që në Tiranë ka shumë probleme që duan zgjidhje.

Çfarë lehtësirash duhet të krijohen që e-commerce të zhvillohet dhe si DHL lehtëson bizneset në këtë aspekt?

E-commerce është një fushë shumë e rëndësishme, që ka potencial të ndikojë në zhvillimin e eksportit dhe bizneseve. Shumë herë vërehet që autoritetet e shikojnë këtë vetëm në aspektin e blerjeve online nga bota në Shqipëri, ku në radhë të parë duhet ta shikojnë si shitje online për eksportin nga Shqipëria. Çfarë duhet të bëhet? Duhet të lehtësohet nga dogana në maksimum procesi i eksportit, që do të thotë pa kosto që burojnë nga shtimi i punës, kosto e punës si rezultat i procesit dhe humbjes së kohës.

Duhet të zhvillohet sistemi i pagesave për shitjet online që të jetë me kosto sa më të vogël për këto biznese.

Ne si DHL kemi sisteme dhe procese të digjitalizuara që ndihmojnë bizneset të operojnë shpejt dhe me efikasitet. Në momentin që klientët tanë kanë përgatitur dërgesën, informacioni dërgohet në mënyrë të automatizuar në doganën e vendit të destinacionit, si edhe në çdo hap tek klienti që do e marrë. Shpejtësia e procesit dhe shpejtësia e dorëzimit sigurohen në çdo hallkë të zinxhirit të DHL.

Dua të theksoj se një aspekt janë shitjet Biznes tek Biznes, dhe ka zhvillime që po fillojnë edhe tek ne. Produktet që shiten nuk janë thjesht të orientuara për blerje nga individë jashtë vendit, por blerje nga biznese. Duhet të kemi parasysh se kostoja e prodhimit tek ne është më e ulët dhe ka mundësira të mëdha për prodhim pajisjesh etj, me porosi apo për shitje online, sidomos për destinacione edhe jashtë Europës, në SHBA etj.

Çfarë shërbimet ofron DHL për plotësimin e nevojave të individëve?

DHL në Shqipëri ofron Express Easy, që është një produkt, shërbim i dedikuar për klientët individë, apo biznes i vogël, të cilët mund të dërgojnë dokumenta dhe pako nga pikat e shërbimit të DHL-së në Tiranë dhe në qytetet e tjerë. Është shumë e thjeshtë dhe me çmime të reduktuara ndjeshëm për pakot dhe dokumentat.

Çfarë parashikoni në të ardhmen?

DHL në Shqipëri zhvillohet dhe zgjerohet në mënyrë të pandërprerë në çdo aspekt.

Ne si pjesë e DHL në botë në fokus të veçantë kemi digjitalizimin dhe reduktimin e CO2 dhe për këtë po bëhen hapa shumë të shpejtë konkretë në çdo aspekt nga DHL në çdo vend të botës.

Ne në vendin tonë tani jemi në fazën e projektit dhe përgatitjes së infrastrukturës për makinat elektrike. Brenda 2 viteve të gjitha makinat e korrierëve në Tiranë do t‘i kemi elektrike. Po ashtu, si pjesë e DHL-së do të ketë zhvillime të tjera në çdo aspekt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0