dev.al zgjerohet në sektorin e shërbimeve financiare me blerjen e shumicës kontrolluese të Rubicon/Pago - Business Magazine Albania

dev.al zgjerohet në sektorin e shërbimeve financiare me blerjen e shumicës kontrolluese të Rubicon/Pago

dev.al zgjerohet në sektorin e shërbimeve financiare me blerjen e shumicës kontrolluese të Rubicon/Pago
~4 minuta lexim
dev.al, një kompani e njohur në fushën e zhvillimit të softuerëve me qendër në Tiranë, Shqipëri, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të spektrit të shërbimeve të saj duke siguruar shumicën e aksioneve të Rubicon.

Rubicon është një entitet i licencuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion i Parasë Elektronike dhe një Principal Member i Mastercard, i cili ofron zgjidhje inovative në fushën e pagesave elektronike përmes aplikacionit të tij Pago.al, si dhe shërbime të tjera si lëshimi i kartave të debitit dhe pajisjeve POS dhe vPOS për pagesa.

Kjo lëvizje strategjike nga dev.al shënon një pikë kyçe në historinë e saj, duke e pozicionuar atë jo vetëm si lider në ofrimin e zgjidhjeve të softuerit, por edhe si një lojtar kyç në tregun e shërbimeve financiare dhe zgjidhjeve të pagesave elektronike. Me një portofol impresiv klientësh që përfshin më shumë se 20,000 subjekte tregëtare në Shqipëri, dev.al është tashmë i njohur për përkushtimin e saj ndaj inovacionit, cilësisë dhe shërbimit të klientit. Shtimi i Rubicon dhe Pago në grupin e saj të kompanive pritet të ofrojë një gamë më të gjerë të zgjidhjeve për klientët, duke u mundësuar atyre menaxhim më të lehtë të transaksioneve financiare dhe një eksperiencë të përmirësuar të përdoruesit.

Lexo edhe: dev.al, kompania që u rrit me ritme të shpejta

“Jemi shumë të kënaqur që kemi përfunduar këtë marrëveshje. Pasi jemi pozicionuar si kompania lider në ofrimin e zgjidhjeve për faturimin dhe shitjet, zgjerimi i ofertës sonë me një zgjidhje pagesash ishte një hap i natyrshëm për ne.” tha Igli Gjelishti, themelues dhe drejtues i Dev.al. “Kjo blerje paraqet një mundësi strategjike, për të zgjeruar praninë tonë në sektorin e shërbimeve financiare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Së bashku, jemi të gatshëm të ofrojmë zgjidhje inovative që promovojnë rritjen dhe inkurajojnë përfshirjen financiare”, shtoi ai.

Si pjesë e Grupit Dev.al, Rubicon dhe Pago do të vazhdojnë të operojnë nën markat e tyre ekzistuese, duke shfrytëzuar burimet dhe ekspertizën e dev.al për të shpejtuar trajektoren e rritjes së tyre. Sinergjitë midis dy kompanive do të hapin rrugën për zhvillimin e përmirësuar të produkteve, penetrimin më të lartë të tregut dhe shërbim më të mirë ndaj klientëve.

“Jemi entuziastë për mundësitë që na presin pas bashkimit me Dev.al,” tha Eno Kotmilo, CEO i Rubicon. “Ky partneritet, jo vetëm që forcon pozicionin tonë në treg, por gjithashtu na lejon të ofrojmë zgjidhje më të plota për klientët tanë. Së bashku, jemi të pozicionuar mirë për të udhëhequr rrugën në formësimin e të ardhmes së pagesave elektronike në Shqipëri dhe përtej.”

Përfundimisht, kjo marrëveshje midis dev.al dhe Rubicon shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë financiare në Shqipëri, duke premtuar zgjidhje më të avancuara dhe inovative për klientët dhe duke kontribuar në përmirësimin e aksesit dhe përfshirjes financiare në rajon.

Për më shumë informacion rreth Dev.al dhe Rubicon, ju lutemi vizitoni dev.al dhe pago.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0