Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein - Business Magazine Albania

Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein

Banka gjermane “Deutsche Bank AG” u pajtua të martën që të paguajë gjobën prej 150 milionë dollarësh për të zgjidhur çështjet ligjore në ato që cilësohen si, dështime të konsiderueshme të zbatimit të ligjit, në marrëdhëniet me të dënuarin për krime seksuale dhe financierin Jeffrey Epstein.

Departamenti i Shërbimeve Financiare të shtetit të Nju Jorkut tha se banka nuk kishte vëzhguar si duhet transaksionet e financierit Epstein, pavarësisht njohurive publike të përhapura lidhur me krimet e tij seksuale. Departamenti tha se dështimi i “Deutsche Bank AG” çoi në përpunimin e qindra transaksioneve të Epsteinit që duhet të ishin ekzaminuar më me kujdes, përfshi pagesat për viktimat e tij dhe firmat ligjore që përfaqësonin atë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Rregullatori i shtetit të Nju Jorkut tha se “Deutsche Bank AG” po ashtu dështoi në marrëdhëniet e tij me “Danske Bank Estonia” dhe “FBME Bank” duke mos vëzhguar siç duhet operacionet e tyre të korrespondencës dhe qartësimit të procedurave.

Gjoba, thuhet në vendimin e sistemit rregullator financiar të Nju Jorkut, është veprimi i parë i zbatimit të ligjit kundër Epsteinit, i cili kreu vetëvrasje në burg në muajin gush, pasi ishte arrestuar një muaj më parë nën akuzat për trafik seksual. Financieri Epstein, i cili kishte njohje me Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Clinton dhe Princin Andrew, më parë kreu një vit burg në Florida pasi pranoi fajin në vitin 2008 për trafikim vajzash nën moshë për qëllime seksuale.

Bashkëpunëtorja e kahershme e financierit Epstein, Ghislaine Maxwell, u transferua të martën në një burg të qytetit të Nju Jorkut që po përjeton raste me koronavirus dhe probleme të tjera. Ajo përballet me akuza se rekrutoi vajza për Epstein me qëllime për abuzime seksuale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0