Destinacionet më të bukura të Shqipërisë sipas SwedishNomad

Destinacionet më të bukura të Shqipërisë sipas SwedishNomad


A keni plane për të vizituar Shqipërinë? Është një destinacion interesant që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit, shkruan faqja e njohur turistike swedishnomad.com.

Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë një guidë udhëtimi për Shqipërinë.

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri
SARANDA

Ky është një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri dhe gjithashtu një nga destinacionet më të zhvilluara turistike. Afërsia me Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kaltër si dhe me pjesën veriore të Rivierës Shqiptare, e bëjnë ideale si pikë nisjeje.

Përgjatë detit do të gjeni një bulevard të mrekullueshëm, afër plazhit me bare dhe restorante. Ka edhe dyqane dhe plazhe, por arsyeja kryesore për të ardhur këtu është ndoshta shumëllojshmëria e hoteleve.

DHËRMIU DHE HIMARA

Midis Durrësit dhe Sarandës gjenden dy vende të mrekullueshme me plazhe fantastikë. Afër plazhit të Dhërmiut do të gjeni plazhin e famshëm të Gjipesë, për të cilin thuhet se është një nga plazhet më të mira në Shqipëri!

TIRANA

Nëse dëshiron të kombinosh pushimet me një qytet më të madh, mund t’ju duket me interes të vizitoni kryeqytetin. Këtu ka jetë nate plot gjallëri dhe do të ndesheni me një eksperience krejt tjetër nga jugu i vendit. Nëse jeni duke vizituar pjesën veriore, do ishte mirë të fluturonit direkt për në Tiranë.

KSAMILI

Ksamili është një nga destinacionet turistike më popullore dhe gjendet rreth 30 minuta larg qytetit të Sarandës. Këtu ju presin disa nga plazhet më të mira të Europës me ujë të kristaltë në ngjyrë smeraldi dhe rërë të bardhë. Ka disa gjire të vegjël ku mund të bëni plazh. Ky destinacion popullohet shumë në korrik dhe gusht.

Nuk duhet të lini pa vizituar katër ishujt ku mund të zhyteni me tub ajrimi, të bëni banjo dielli dhe të shijoni ujin e kristaltë.

DURRËSI

Një tjetër destinacion popullor në Shqipëri, i cili shtrihet më në veri përgjatë rivierës shqiptarë. Nëse doni diell dhe det, ky është një vend fantastik ku mund të shkosh. Është shumë afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

ALPET SHQIPTARE
Nëse ju pëlqen të shkoni për hiking dhe të akomodoheni pranë familjeve vendase, Alpet Shqiptare rekomandohen nga shumë turistë veçanërisht Thethi si pikënisje. Një fshat malor tepër komod ku mund të shijosh kulturën dhe natyrën shqiptare.

PLAZHET POPULLORE NË SHQIPËRI

Ka shumë plazhe vogla dhe të futura në Shqipëri që nuk duhen lënë pa u vizituar, por për t’a patur më të lehtë unë kam listuar disa nga plazhet më popullorë si për fillim.
Ndërkohë, aktivitetet më të zakonshme për turistët janë shëtitjet, alpinizmi, xhiro me kajak, çiklizmi, rafting, lundrimi, zhytjet me tub, hedhjet me parashutë apo skitë.

/SwedishNomad

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0