Dëshironi të shisni shtëpinë sa më shpejt? Ja me cilën ngjyrë duhet t'i lyeni dhomat - Business Magazine Albania

Dëshironi të shisni shtëpinë sa më shpejt? Ja me cilën ngjyrë duhet t’i lyeni dhomat


Mençuria konvencionale thotë se shtëpitë shiten më shumë më mirë kur ata janë të lyera me ngjyra neutrale si e bardhë, ngjyrë qumështi dhe bezhë. Por një studim i ri tregon se mund të jeni pak më të guximshëm në përzgjedhjen e ngjyrave. Muret e shtëpisë suaj në ngjyrë gri, të kaltër dhe madje nuanca të ngjyrës blu nënkuptojnë më shumë letra jeshile në xhepin tuaj kur shisni një shtëpi.

Një analizë e re për 32,000 foto të shtëpive të shitura nga faqja e pasurive të patundshme Zillow.com, ka treguar se nuancat e hapura të ngjyrës blu dhe vjollcë, sidomos në një tualet, lidhen me rritjen e vlerës së shtëpisë mesatarisht me 5,440 dollarë.

Nga ana tjetër, shtëpitë me tualete në ngjyrë të bardhë janë shitur mesatarisht 4,035 dollarë më pak sipas Zillow.”

Kuzhina dhe tualeti janë pikat kryesore për një blerës. Gjithsesi, tualetet janë më të standartizuar se kuzhinat, kështu që disa ngjyra të caktuara mund të ndryshojnë me të vërtet pamjen dhe ndjesinë e një hapësire,” thotë Kerrie Kelly, eksperte e dizajnit të shtëpive në Zillow. “Ngjyra e murit në kuzhinë është po aq e rëndësishme sa paisjet e kuzhinës, materiali dhe forma e banakut.”

Nuancat e ngjyrës blu gjithashtu rrisin vlerën e shtëpisë nëse aplikohen në dhomat e tjera. Shtëpitë me dhoma gjumi në ngjyrë të kaltër shiten mesatarisht 1,856 dollarë më shumë. Shtëpitë ku dhoma e ngrënies është në ngjyrë gri në blu, blu dhe blu e zënë, shiten mesatarisht 2,000 dollarë më shumë.

Ngjyra blu e hapur dhe tonet blu-gri në kuzhinë shoqërohen me një rritje në vlerën e një shtëpie prej rreth 1,800 dollarë. Por, këto trende mund të ndryshojnë shpejt. Vitin e kaluar rekomandohej një kuzhinë në ngjyrë të verdhë, ndërsa sot vlera e shtëpive ku kuzhina është e lyer me të verdhë ka rënë mesatarisht me 820 dollarë.

Pavarsisht ngjyrës, besohet se të paktën një ose dy dhoma të lyera me ngjyra ndikojnë në shitjen më të shpejtë të një shtëpie. Ky është një investim minimal që dhe vet ju mund ta bëni me një kovë boje.
“Shitësit duhet të zgjedhin ato ngjyra që e tërheqin sa më shumë audiencën,” sugjeron Kelly. “Sa më shumë sy të habitur, aq më shumë para në xhepin tuaj.”

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0