Gjashtë këshilla për gjetjen e një pune të re

Gjashtë këshilla për gjetjen e një pune të re


Karriera juaj do të jetë pjesë përbërëse e jetës suaj, kështu që është e domosdoshme të vendosni një mendim të rëndësishëm në planifikimin për një ndryshim të suksesshëm të karrierës. Ka disa gjëra që duhen menduar gjatë shqyrtimit të një ndryshimi në karrierë.

Kuptoni pse puna juaj aktuale ju bën të pakënaqur

Nëse ktheheni në punë pas pushimeve dhe ndjeheni të pamotivuar, atëherë mund të jetë koha për të lëvizur. Por së pari është e rëndësishme të identifikoni nëse pakënaqësia juaj është e përkohshme ose sezonale.
“Nëse keni menduar për një kohë që ju duhet të bëni ndryshime pozitive në karrierën tuaj, atëherë nuk ka gjasa të jetë një periudhë sezonale”, thotë Corinne Mills, drejtoreshë e karriere e një kompanie trajnuese, Personal Career Management. Duke pasur kohë për t’u çlodhur gjatë pushimeve, shpesh i ndihmon njerëzit të vendosin se çfarë duan për vitin e ardhshëm, thotë Mills.
“Pakënaqësitë e karrierës shpesh shtypen gjatë javës normale të punës, sepse nuk keni kohë të mendoni për këtë”. Për t’u siguruar që po lëvizni për shkaqe të duhura, vlerësoni mundësitë që keni me punëdhënësin tuaj aktual, thotë Andrew Fennell, drejtor i shërbimit të shkrimit CV StandOut CV .
Vendosni se çfarë ju bën të pakënaqur në rolin tuaj dhe kontaktoni me menaxherin tuaj të linjës për të pyetur nëse ka ndonjë mundësi përparimi që mund të përmirësojë situatën tuaj. Nëse ata me të vërtetë nuk mund t’ju ofrojnë atë që dëshironi, atëherë ndoshta është koha për të parë diku tjetër.

Jepini vetes kohë për të shqyrtuar munësitë tuaja
Para se të filloni kërkimin tuaj për një punë apo karrierë të re, është e rëndësishme që të investoni pak kohë “të njihni veten”, sugjeron Lis McGuire. “Kjo mund të duket e ndërlikuar, e pakëndëshme ose e pasigurt, por ia vlen t’a bëni. Ju keni përgjigjet, ju vetëm duhet të keni qasje në to.

Kur mendoni për një karrierë të re, mund të jetë e dobishme të shikoni përpara në fund të vitit, thotë Jon Gregory, ekspert rekrutimi dhe redaktor. Përcaktoni idealin tuaj, por mbani gjërat realiste. ”

Bëni kërkimet tuaja

Kur vjen puna te “gjuetia” e punës, ju duhet të bëni një listë me gjatë me ato që synoni. Më pas duhet të flisni me njerëz që punojnë në fushën ku synoni dhe madje merrni disa përvoja pune nëse mundeni”.
Lydia Fairman, një specialiste i HR dhe pronare e Fairman Consulting, sugjeron hartimin e një plani veprimi. Ajo thotë se vlen të mbahen shënime, për ato të cilat keni kontaktuar dhe kur keni kontaktuar. Vetëm kështu mund të gjeni atë që synoni.

Kërkoni ndihmë

Nëse keni dyshime për rolin tuaj të tanishëm ose ndiheni të pasigurt rreth asaj se çfarë duhet të bëni më pas, mund të jetë e dobishme të flisni me një të besuar. “Gjeni mbështetje, ose nëpërmjet miqve dhe familjeve ekzistuese, trajnerëve dhe mentorëve, ose duke u lidhur me njerëz në fusha të reja që mund t’ju ndihmojnë me njohuritë e tyre”, thotë Sophie Graham, këshilltare e karrierës për Shërbimi Kombëtar i Karrierës .
Victoria McLean, themeluesja e City CV, sugjeron gjetjen e kontakteve të mundshme në industrinë që dëshironi të kaloni përmes rrjeteve sociale dhe ngjarjeve.”Bashkohuni me grupet relevante LinkedIn, bëni pyetje dhe takoni njerëz për kafe për të pasur intervista informuese. Rrjetëzimi është rruga që ju çon përpara”, thotë ajo.

Fokusohuni në cilësi, jo në sasi

Ardhja e një viti të ri mund t’ju ketë dhënë mundësinë që të keni një punë të re. Por, para se të filloni të aplikoni me zell për punë, mos harroni rëndësinë e një aplikimi dhe CV të pastër, të redaktuar. “Përqendrohuni tek cilësia”, thotë Fairman. “Përshtatni të gjitha aplikacionet spekulative për kompaninë dhe punën që kërkoni. Shmangni butonat ‘një klik’ dhe plotësoni formularët plotësisht, për të treguar se jeni të përkushtuar ndaj çdo aplikacioni”, sugjeron ajo.

Merrni kohën tuaj

Procesi shpesh i gjatë për të gjetur një punë të re kushtëzohet edhe nga refuzimi, faza më demoralizuese që mund të kaloni. Shpesh është e rëndësishme të largohet presioni. “Ruani motivimin tuaj duke vendosur një kalendar realist për muajt e ardhshëm për të kaluar nëpër fazat e kërkimit, aplikimit, intervistimit dhe shërbimit të njoftimit tuaj. Kjo mund të zgjasë deri në katër muaj, ose edhe më shumë për disa, prandaj mos e “torturoni” veten pasi ende nuk keni një punë të re”, thotë ai.

Ndërsa po prisni, është një ide e mirë për të rregulluar markën tuaj personale në internet dhe të bëni gjëra që do të rrisin CV-në tuaj. “Përditësoni aftësitë, njohuritë dhe përvojën tuaj sa herë ju jepet mundësia “, thotë Lisa LaRue, trajnere e karrierës në kompaninë trajnuese CareerWorx .

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0