Dëshironi të arrini mjeshtërim të lidershipit? Nisni tek e pavetëdijshmja juaj - Business Magazine Albania

Dëshironi të arrini mjeshtërim të lidershipit? Nisni tek e pavetëdijshmja juaj

Dëshironi të arrini mjeshtërim të lidershipit? Nisni tek e pavetëdijshmja juaj

Zhvillimi efektiv i lidershipit përfshin përdorimin e programimit neurolinguistik (NLP) për të adresuar modelet e sjelljes së pavetëdijshme. Në vend që të mbështetet në metodat sipërfaqësore të trajnimit për lidership, NLP krijon një ndryshim të qëndrueshëm te drejtuesit dhe organizatat e tyre.

Të gjithë ne, përfshirë edhe sipërmarrësit më të talentuar, kemi zona të padukshme — mendime, ndjenja dhe supozime të pavetëdijshme që nxisin zakone të paefektshme dhe sjellje jo produktive. Këto zona të padukshme ndikojnë në jetën tonë personale dhe profesionale, dhe në botën e biznesit, ato i pengojnë udhëheqësit nga arritja e rezultateve efiçente, duke penguar më pas dhe aftësinë e tyre për të ndihmuar ekipet të performojnë në nivelet më të larta, për të rritur rezultatet dhe për të çuar përpara organizatën e tyre. Pa qenë të vetëdijshëm për rrënjët e problemit që burojnë nga e pavetëdijshmja , udhëheqësit mund të ngecin. Kjo vetëdije shpesh del në sipërfaqe shumë vonë për shkak të performancës së dobët të ekipit, komunikimit joefektiv dhe performancës së ulët të kompanisë. Kur udhëheqësit njohin modelet e sjelljes së pavetëdijshme herët dhe i sjellin ato në sipërfaqe – duke i kaluar nga niveli i pavetëdijshëm në atë të vetëdijshëm – këto modele mund të ekzaminohen dhe të ndryshohen. Këshillimi ekzekutiv mund të jetë shumë efektiv në ndihmë të udhëheqësve të biznesit dhe sipërmarrësve për të shpërbërë zonat e tyre të padukshme dhe për tu dhënë atyre kontroll dhe vetëdije për sjelljet e tyre dhe për performancën e gjithanëshme jo vetëm atë me organizatën dhe ekipin. Megjithatë, këshillimi tradicional shpesh nuk fokusohet te pavetëdija, ku rrënjët e modeleve të sjelljes qëndrojnë. Rezultatet janë zakonisht të kufizuara dhe të përkohshme sepse këto metoda punojnë vetëm në sipërfaqe dhe nuk zbulojnë burimin e vërtetë të performancës joefektive. Mendojeni si maja e një ajsbergu që del nga oqeani: çështjet e vetme që shfaqen dhe trajtohen janë ato mbi sipërfaqe, kur një nivel i tërë i pavetëdijshëm i çështjeve fshihet poshtë. Me kalimin e kohës, udhëheqësit mbeten të bllokuar sepse nuk kanë ndryshuar mënyrën se si mendojnë dhe veprojnë në një nivel më të thellë.

Zhvillimi i qëndrueshëm i lidershipit ndodh duke hyrë në nivelin e pavetëdijshëm – atë vend pak poshtë sipërfaqes ku ekzistojnë pengesat reale për performancë të lartë. Kjo është aty ku ndodhet rrjetëzimi neurologjik i trurit, i cili bazohet në besimet themelore dhe përvojat e mëparshme tonat. Parimet shkencore të programimit neurolinguistik (NLP) janë shumë efektive për të identifikuar dhe ndryshuar modelet e sjelljes joefektive dhe për të përmirësuar modelet në pavetëdijen që mbështesin performancën e lartë.

Kjo qasje përdor 5 hapa për të depërtuar nën sipërfaqe dhe për të siguruar ndryshime të thella dhe të qëndrueshme: Identifikimi i situatës, qëllimeve dhe objektivave Përdorimi i programimit neurolinguistik për të zgjidhur modelet e deformuara të sjelljes – Vendosja e planeve të zhvillimit, metrikave dhe datave të synuara për udhëheqësit individualë – Përcaktimi i modeleve, shkaqeve rrënjësore, ndikimit dhe opsioneve të zgjidhjes – Vlerësimi dhe matja e arritjeve dhe përcaktimi i nivelit të ardhshëm.

Lexo edhe: Pse duhet të merrni pjesë si ekspozues në Future2Tech 2024?

Duke dëgjuar me kujdes dhe duke përdorur parimet e programimit neurolinguistik, një trajner ekspert mund të identifikojë modelet e sjelljes dhe origjinën e tyre duke shqyrtuar edhe fjalët e liderit. Gjuha zakonisht vjen direkt nga pavetëdija jonë dhe, për këtë arsye, është një dritare në modelet e mendimeve të thella. Për shembull, frazat si “nuk jam,” “s’mundem,” “nuk jam i aftë” dhe “nuk duhet” zbulojnë një supozim të pamundësisë së një dëshire ose qëllimi. Trajnerët e trajnuar në NLP dëgjojnë thellësisht, jo vetëm fjalët e përdorura, por edhe tonin, ritmin, nivelin e energjisë dhe rrjedhshmërinë e të folurit,  për të zbuluar përvojat që çojnë në rrugë nervore negative dhe modelet e sjelljes që rezultojnë.

Pyetjet tipike që mund të bëjë një trajner ekspert i sjelljes dhe NLP-së përfshijnë:

Cila është rrënja e çështjes?
Çfarë po ju pengon vërtet?
Nëse do të mund ta bënit përsëri, çfarë do të bënit ndryshe?
Cili është rezultati juaj i dëshiruar?
Cila është ajo që nuk e kemi diskutuar dhe që mendoni se është e nevojshme të diskutohet ?

Në një nivel më të thellë, duke vëzhguar se si liderët drejtojnë ose marrin pjesë në takime, trajnerët janë në gjendje t’i vëzhgojnë ata në “habitatin e tyre natyral,” gjë që zbulon modelet e sjelljes që klienti mund të mos i raportojë sepse nuk është i vetëdijshëm për to. Vëzhgimi kryhet virtualisht, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për trajnerin që thjesht të qëndrojë në sfond. Trajneri lexon ndjesitë dhe fjalët, duke vërejtur qasjen dhe stilin e udhëheqjes si dhe reagimet jo-verbale të ekipit.

Teknikat e neuroshkencës aplikohen për të ndryshuar modelet e mendimit të liderit dhe sjelljen që rezulton. Rezultatet konkrete dalin në pah kur ata janë të vetëdijshëm për mendimet dhe sjelljet e tyre unike dhe kufizuese dhe mësojnë si t’i procesojnë ato me këtë teknikë me tre hapa:

  1. Identifikoni modelin e mendimit/sjelljes në moment.
  2. Ndërpriteni atë çdo herë që vëzhgoni se po ju përsëritet.
  3. Praktikoni një model të ri dhe të përmirësuar.

Në pjesën e nënvetëdijshme të mendjeve tona ka shumë gjëra që ndodhin. Disa prej tyre janë shumë pozitive, ndërsa disa pjesë përbërëse të tjera na pengojnë në arritjen e potencialit tonë të plotë të udhëheqjes dhe të vetë mirëqenies së jetesës që bëjmë në tërësi. Një trajner i mirë lidershipi është ai që nuk ka frikë të marrë lopatën e tij figurative dhe të gërmojë thellë në ato zona, duke zbuluar modelet dhe mendimet negative që veprojnë si pengesa për përparimin tonë.

Nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të sjellë ndryshime reale. Është e vetmja mënyrë.

enterpreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0