Deri në vitin 2100 mund të shkrijnë dy të tretat e akullnajave - Business Magazine Albania

Deri në vitin 2100 mund të shkrijnë dy të tretat e akullnajave

akullnaja

Bota e akullt po shkrin më shpejt se sa kishin menduar shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave.

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës, ata kanë përdorur simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulime u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshin dhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

Në kushtet aktuale, mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

Lexo: Kopja e humbur e librit të famshëm të Njutonit do të dalë në ankand

David Rounce, studiuesi kryesor i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon, tha se, “Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat”.

Por ai theksoi se, “gjithsesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim”.

AP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0