Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë - Business Magazine Albania

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka mundësuar një shërbim për transfertat e menjëhershme të parave, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përdorur vetëm një numër telefoni ose kartë pagese.

Me vetëm disa klikime, individët, bizneset dhe institucionet shtetërore mund të dërgojnë fonde shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt një llogarie tjetër, përmes aplikacionit të bankingut në celular apo faqes zyrtare të bankës. Paratë merren në kohë reale – çka përbën avantazhin kryesor të këtij shërbimi.

Lexo edhe:E ardhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI

“Me lançimin e shërbimit Visa Direct në Shqipëri, po u ofrojmë përdoruesve mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në mënyrë të menjëhershme, të sigurt dhe shumë të thjeshtë. Nëpërmjet inovacioneve në pagesa, synojmë të ndjekim ritmin e zakoneve në ndryshim dhe nevojave reale të përdoruesve tanë,” – u shpreh Ana Drašković, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Shërbimi Visa Direct përdor teknologji të avancuara sigurie të bazuara në rrjetin VisaNet – një sistem global pagesash që ka përpunuar mbi 3.3 trilionë transaksione në 200 vende dhe territore gjatë 25 viteve të fundit. Me një mbrojtje të shumëfishtë të të dhënave, përdoruesit mund të jenë të sigurt se informacioni i tyre financiar është i mbrojtur gjatë çdo transferte. VisaNet është ndërtuar për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira në transaksione dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet për më shumë se 30 vite.

Lançimi i Visa Direct në Shqipëri kontribuon gjithashtu në forcimin e shërbimeve financiare digjitale në rajon. Në shumë vende të Evropës Juglindore, transfertat digjitale të parave po bëhen një mjet thelbësor për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për konsumatorët që kërkojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të financave. Ofrimi i këtyre inovacioneve ndihmon gjithashtu në uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës së transaksioneve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen afatgjatë të PBB-së së ekonomisë vendase.

Shërbimi Visa Direct u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Sot, është i disponueshëm në më shumë se 190 tregje në mbarë botën dhe lidh 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0