Edhe këtë të premte, në ora 12:00 i’u rekomandojmë të shihni emisionin më të ri “Suksesi është qëllimi yt”, i cili ka për qëllim të tregojë rrugëtimin dhe eksperiencën e personave të suksesshëm në rrugën drejtë suksesit.
Për të gjithë dashamirët e emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, po iu njoftojmë që në emisionin e radhës do të jetë i ftuar Trajneri më i madh i Judos, Driton Kuka, i cili nga një fëmijë i një lagjeje në qytetin e Pejës, ndërtoi kampionë botërorë dhe olimpikë.
Ai është amabsadori i vërtetë, i cili ka bërë që Kosova të njihet në gjithë botën me rezultate të jashtëzakonshme, nga performanca e studentëve të tij në Judo.
Njeriu që ndërtoi: Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.
Disa nga temat që do të trajtohen:
– Ndarja e eksperiencave në sportin e Judos;
– Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të jetë i suksesshëm?;
– Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;
– Mentorimin e tij;
– Ndërtimi i tij personal;
– Mendësia dhe aftësia e fëmijëve të Kosovës, në krahasim me fëmijtë e vendeve tjera të botës.
Për më shumë emisone te tilla isnpiruese, bëni like dhe subscribe kanalin në YouTube. Si dhe, mund të ndiqni dhe të kontaktoni në rrjetet sociale:
Youtube: https://.youtube.com/channel/UCGavaRTCb4JpszhWrRexlUQ
Facebook: https://www.facebook.com/denisgafurisalestraining/
Instagram: https://www.instagram.com/denisgafuri/
Linkedin & Twitter: https://twitter.com/home?lang=en
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto