Denaj: 2827 punëkërkues janë mbështetur nga programet e nxitjes së punësimit - Business Magazine Albania

Denaj: 2827 punëkërkues janë mbështetur nga programet e nxitjes së punësimit

programet e nxitjes së punësimit

580 subjekte dhe 2827 punëkërkues kanë përfituar mbështetje përmes programeve për nxitjen e punësimit në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila mblodhi Këshillin Konsultativ për Punësimin, ku u diskutua mbi ecurinë e politikave që po zbatohen për nxitjen e punësimit dhe aftësimit profesional.

Sipas ministres, 570 milionë lekë janë parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2021, për programet e nxitjes së punësimit. Si dhe 3706 aplikime për kurset e aftësimit profesional kanë përfunduar, një shërbim që ofrohet online përmes platformës e-Albania.

Programet e nxitjes së punësimit janë hartuar si pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia.

Qëllimi i tyre është riintegrimi i shpejtë në tregun e punës i punëkërkuesve, që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, duke shmangur mbështetjet e tyre përmes skemave pasive të mbështetjes, siç është pagesa e papunësisë apo ndihma ekonomike.

Gjithashtu, nëpërmjet financimit të pagës dhe kontributeve të detyrueshme shoqërore, programet nxitin krijimin e vendeve të punës dhe mbështesin kompanitë në procesin e rimëkëmbjes.

Lexoni: Prezantohet Portali Kombëtar i Punësimit. Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0