Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025 - Business Magazine Albania

Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025

Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025

Në kuadër të panairit Biofach 2025, AIDA priti një delegacion të nivelit të lartë, i përbërë nga Sekretarja e Shtetit të Gjermanisë, znj. Bender, nga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL), Sekretari i Përgjithshëm i SWG, z. Boban Ilic, Ministria Shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe shoqata shqiptare e bimëve medicinale.

Delegacioni u njoh nga afër me potencialin e sektorit të produkteve organike shqiptare, si dhe me iniciativat për promovimin dhe rritjen e aksesit të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Gjatë takimeve me përfaqësues të AIDA-s dhe kompanive ekspozuese, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që programet ndërkombëtare ofrojnë për rritjen e eksporteve shqiptare në sektorin agro-ushqimor.

Lexo edhe:Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale

Pjesëmarrja në Biofach 2025 është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të forcuar praninë e saj në tregun global të produkteve organike dhe për të krijuar lidhje të reja me partnerë strategjikë nga Europa dhe më gjerë. Ky takim u mundesua nga bashkepunimi afatgjate i AIDA me programin SIPPO dhe ITC Trade Promotion East

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0