Deindividualizmi; si sillemi kur ndihemi anonimë - Business Magazine Albania

Deindividualizmi; si sillemi kur ndihemi anonimë

 

Mendoni një fushëbetejë, aty të gjithë janë të veshur me të njëjtën uniformë, Në atë çast askush nuk mendon se nëse do të gjendeshin në rrethana të tjera, ata mund të ishin bërë edhe miq të ngushtë me ‘armikun përballë’. Ushtarët përballë nuk janë individë, ata janë vetëm uniforma e tyre, stema dhe arma e tyre. Nuk janë djem të rinj që kanë lënë familjet, nënat, bashkëshortet, fëmijët pas. Jo, ata nuk janë individe. Ata janë vetëm uniforma e tyre. Ndaj është edhe më e lehtë t’i sulmosh.

Mendoni lëmshin e mediave sociale dhe llogaritë e pafund fallse. Individi duke u fshehur identitetin e vërtetë, vendos të komentojë në statuse që nuk do të komentonte me emrin e tij të vërtetë, vendos të postojë çfarë nuk do të postonte me identitetin e tij, dhe pse jo vendos të shkruajë fjalë që nuk do t’i thonte nëse do ta kishte personin tjetër ballë përballë. Ai ndihet i mbrojtur nga telefoni celular apo kompjuteri i tij dhe vetëpërmbajtja i dobësohet, kështu individi sillet ashtu si nuk do të sillej në publik.

Po dhuna në stadiume… A mund të gjejmë mes 50,000 njerëzve, individin që hodhi objekte në fushën e lojës? A mund të gjejmë individin që filloi korin me të bërtitura raciste? A mund të identifikohen lehtë përgjegjësit?

Po gjatë një koncerti… A është e lehtë të identifikohet një person?

Në këto situata e shumë të tjera, mund të përballemi me deindividualizim.

Çfarë është deindividualizmi?

Është fenomeni në të cilin njerëzit kryejnë veprime e sjellje deviante, si akte dhune, në situata të cilat ata mendojnë që nuk mund të identifikohen personalisht. Pra personi është i paidentifikueshëm-ç’personalizohet-ç’identifikohet.

Ky koncept u emërtua nga psikologu amerikan Leon Festinger në vitet 1950. Zakonisht bëhemi dëshmitarë të deindividualizmit në protesta, apo edhe pas fshehjes me anë të llogarive fallse me emra të pavërtetë në internet.

Kur individi shfrytëzon rastin që është pjesë e një turme, dhe ushtron dhunë

Kur njerëzit janë pjesë e një grupi ku gjithësecili nuk mund të identifikohet, atëherë dhe veprimet si turmë, i fajësohen turmës dhe jo çdo invidivi.

Atëherë çfarë ndodh? Nëse turma plaçkit dyqane, vjedh, dëmton pronën publike, dhe asnjë individ specifik nuk mund të fajësohet dhe të dënohet për dëmin e shkaktuar, atëherë edhe dëmtuesit rriten.

Gustave Le Bon që në shekullin e 19 shkruante se individi sillej në mënyrë racionale, por turma ishte irracionale. Kur individi bëhet pjesë e turmës, ai vepron me impulse, godet, dhunon, dhe mund të shkojë deri aty sa të tejkalojë limitet e veta morale.

Festinger dhe kolegët e tij treguan se pjesëmarrësit gjatë një eksperimenti që ishin veshur njësoj dhe që gjendeshin në një dhome me drita të zbehura, kishin tendencë të bënin më shumë komente negative sesa të tjerët. Pra, aty pjesëmarrësit ndiheshin anonimë dhe u ndjenë të lirshëm të thonë të vërtetën ashtu si e ndjenin pa pasur peshën e paragjykimeve të të tjerëve.

Megjithatë ka shumë faktorë që ndikojnë nëse individi do të bëhet pjesë të veprimeve të turmes dhe nëse do ta ndjejë vetën anonimë. Disa prej faktorëve janë psh përfshirja emocionale, pasiguria e situatës, risia dhe sa e madhe është turma.

Grupi, turma, i jep individit një sens ndyshe, një ndjesi se ata janë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, nuk janë vetëm “unë” por janë tashmë “ne”. Kështu individi nuk e sheh më të arsyeshme vetëpërmbajtjen dhe veprimin sipas një kodi etik, moral e ligjor.

Në një kohë maskash për shkak të covid19 dhe pse jo deindividualizimi është me vend të kujtojmë një shprehje që i atribuohet Oscar Wilde:

“Jepu njerëzve një maskë dhe do të të tregojnë të vërtetën.”

 

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0