Dëgjesa me profesionet e lira, deputetja Tabaku: Ligji godet shtresën e mesme - Business Magazine Albania

Dëgjesa me profesionet e lira, deputetja Tabaku: Ligji godet shtresën e mesme

profesionet e lira

Në Kryesinë e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka mbledhur rreth 50 profesionistë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit për të diskutuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Gjatë deklaratës së saj, Tabaku u shpreh se në gjashtë muajt e fundit, që kur është njoftuar zbatimi i ligjit, janë mbyllur rreth 11 mijë biznese të vogla që i përkasin kësaj kategorie.

“Nga një komunikim që kemi pasur zyrtarisht me Qendrën Kombëtare të Biznesit, të paktën në 6 muajt e fundit që nga njoftimi zyrtar, kemi 11.000 biznese të vogla që lidhen me këtë kategori të cilët janë deklaruar të mbyllur. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, një shifër që këdo që është në vendimmarrje do ta bënte të reflektonte, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë reflektim.”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e grupit të demokratëve për taksimin e profesioneve të lira. Deputetja tha se kjo çështje nuk po trajtohet si populiste, por është vendosur në cenim të kushtetutës.

“Dje morëm një lajm të mirë që Gjykata Kushtetuese ka kaluar fazën e dhomës së këshillimit, padia për tatimin e profesionistëve të lirë është pranuar dhe deri në datën 21 maj do dorëzojmë parashtrimet me shkrim sa i takon tatimit të profesioneve të lira. Ne kemi ngritur shumë çështje për taksat, por nuk ka pasur asnjë çështje që mua më kanë kontaktuar kaq shumë si tatimi për profesionet e lira. Jemi përpjekur që këtë çështje mos ta trajtojmë si një çështje popullore. Jemi të arsimuar mjaftueshëm për të kuptuar që shteti pa taksa nuk ka. Por ne po kërkojmë që kjo taksë, që në gjykimin tonë është vendosur në shkelje dhe cenim të kushtetues, të merret parasysh nga gjykata Kushtetuese për ta riparuar dhe për të vendosur në mënyrë të logjikshme për mënyrën si do procedohet”, tha Tabaku.

Tabaku shprehet se pas datës 1 prill, që kur ka nisur zbatimi i ligjit, profesionet e lira janë ankuar se nuk po zbatohet ligji ashtu si është shkruar.

“Në iu jemi drejtuar Profesionistëve të Lirë, ekonomistë, kontabilistë, juristë, noterë, por mua më kanë kontaktuar edhe të rinj nga fusha e TIK. Të rinj që tashmë nga zbatimi i këtij ligji janë duke u penalizuar.”

Sipas saj, tatimet janë të paafta për të zbatuar sistemin e taksave, duke bërë që të ketë edhe shumë abuzime. Deputetja demokrate u shpreh se “shumë persona mund të jenë regjistruar si persona fizik në mënyrë abuzive”, por theksoi “se ky nuk është faji juaj, por faji i sistemit.”

“Kjo lloj sipërmarrje nuk mund të konsiderohet si të tjerat, nuk mund të tatohet më shumë se çdo lloj pune tjetër. Është e vërtetë që nga zbatimi i sistemit të taksave shumë kanë abuzuar me personin fizik, shumë persona mund të jenë regjistruar si persona fizikë edhe në mënyrë abuzive, por ky nuk është faji juaj, nuk është faji jonë, por është faji i sistemit që është ngritur sepse sistemi i tillë me gjashtë nivele që i ka nxitur një pjesë të mirë të individëve të regjistrohen si persona fizikë ka krijuar informalitet dhe Drejtoria e Tatimeve e ka stimuluar vetë. Nuk ka ardhur nga asnjë profesionist i lirë dhe nuk ka ardhur nga asnjë zanat që ju ushtroni, por ka ardhur së pari nga padrejtësia që është vendosur në sistemin e taksave dhe nga paaftësia e Drejtorisë së Tatimeve për të zbatuar sistemin që ka nxitur informalitetin,” tha Tabaku.

“Nga data 1 prill, kur kanë ardhur njoftimet e para për bizneset, shumë më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që një pjesë e madhe e njoftimeve që kanë ardhur kanë norma të taksave më të larta se ajo që parashikon ligji.

Shumë biznese më kanë njoftuar që kanë përballuar taksa, me norma 30-40% për disa kategori biznesesh. Shumë në fushën e teknologjisë së informacionit më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që një pjesë e tyre janë detyruar të mbyllin bizneset dhe të kërkojnë mënyra të tjera për të operuar në treg duke marrë parasysh këtë normë të lartë të taksës. Ajo shprehet se pas rritjes së normës së taksës, bizneseve i janë rritur edhe shpenzimet, duke sjell shtrenjtimin e çmimeve të tyre.

“Është e kotë që t’ju them ju sesa janë rritur shpenzimet. Shumë biznese të vogla më kanë njoftuar që njoftimet që kanë ardhur, kanë ardhur dhe për shpenzime të rritura nga të gjithë ata që kryejnë biznes. Ekonomistët dhe auditët kanë rritur shpenzimet e tyre normalisht, sepse është rritur norma e taksës. Bizneset e vogla të noterisë i kanë rritur shpenzimet e tyre normalisht, sepse është rritur norma e taksës. Pra, kemi një rritje zinxhir të shpenzimeve të bizneseve të vogla si rezultat i kësaj. Të gjithë këto elementë që ne i kemi parasysh dhe i kuptojmë, kanë rritur vështirësinë e operimit, të paktën këtë vit të parë”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike.

Monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0