Forumi Ekonomik Botëror 2023 në Davos, Zvicër, ishte i veçantë sepse ishte i pari që pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. COVID goditi botën në vitin 2020 dhe vrau 6.74 milionë njerëz. Tema e këtij viti “bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, theksoi se si do të përballeshin vendet me çështje më të mëdha si, recesioni global dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Një total prej 50 liderash, nga vendet e G20 dhe G7, si dhe 200 zyrtarë qeveritarë dhe 1,500 drejtues biznesi, morën pjesë në takimin vjetor, që u zhvillua në 16-20 Janar 2023.
Më poshtë zbulojmë 5 pikat kryesore nga takimi:
- Perspektiva ekonomike globale
Shumë nga ekonomistët kryesorë, parashikojnë se këtë vit do të ketë një rënie ekonomike në mbarë botën, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë dhe niveleve të larta të inflacionit. Ata po e karakterizojnë vitin 2023 si një kohë, ku të gjitha vështirësitë, me të cilat përballet njerëzimi, janë bërë më të ndërlidhura, më reciproke, më shkatërruese se më parë dhe për këtë arsye më të vështira për t’u zgjidhur.
Takimi vjetor i WEF përfshiu diskutime për rreziqe të ndryshme, si presionet inflacioniste nga rihapja e Kinës dhe rritja e problemeve të borxhit në vendet në zhvillim. Megjithatë, sfida më e madhe për vendet perëndimore mbetet të ulin normën e inflacionit në 2%.
Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.
- Lufta e vazhdueshme Ukrainë-Rusi
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska u bëri thirrje liderëve globalë që të përdorin fuqinë e tyre për t’i dhënë fund agresionit rus dhe theksoi koston e vazhdueshme njerëzore në këtë konfliktit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski, gjithashtu bëri thirrje për veprime të menjëhershëme nga liderët botërorë për të mbështetur Ukrainën.
Për aleatët e Ukrainës, fokusi në Davos ishte rritja e mbështetjes në armët më të mira dhe ndihmës financiare për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër Rusisë. Megjithatë, jashtë vendeve perëndimore, shqetësimet për një recesion të mundshëm ekonomik nxorën në pah ndarjet e vazhdueshme, pasi disa pjesëmarrës kërkuan një kthim të shpejtë në negociatat diplomatike.
- Trajtimi i krizës klimatike
Udhëheqësit botërorë diskutuan gjithashtu mbi procesin e reduktimit të emetimeve të karbonit në industri dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë, duke nisur aksionin Giving to Amplify Earth Action (GAEA).
GAEA është një përpjekje në shkallë botërore për të ofruar fonde dhe mbështetje për partneritetet midis entiteteve publike, private dhe filantropike, në mënyrë që të arrihet shuma vjetore 3 trilionë dollarë, e kërkuar për të arritur emetimet neto zero, për të ndaluar degradimin mjedisor dhe për të rivendosur biodiversitetin deri në vitin 2050.
- 4IR (Revolucioni i Katërt Industrial)
Në të kaluarën, rregulloret kanë luftuar për të qenë koherente me zhvillimet teknologjike. Qeveritë po kthehen drejt zgjidhjeve më të lokalizuara me ndihmën e teknologjisë së përparuar, të tilla si AI dhe informatikë kuantike.
WEF prezantoi shembullin e dytë të “shtëpisë” së saj në botën virtuale, të krijuar posaçërisht për bashkëpunim: Fshati Global i Bashkëpunimit, me synimin për të krijuar mjedise gjithëpërfshirëse, ku udhëheqësit do mund të mblidhen dhe të ndërmarrin hapa për të adresuar çështje të rëndësishme globale.
- Pasiguria ushqimore
Humbja e biodiversitetit, moti i rëndë dhe fatkeqësitë natyrore po kontribuojnë në mungesën e ushqimit. Ekspertët në WEF kanë parashikuar se në vitin 2023, kriza e ushqimit do të përkeqësohet, pasi çmimet do të rriten, mungesat do të rriten dhe të ardhurat e më shumë njerëzve do të preken. Ata propozuan përdorimin e borxh-për-natyrën si një zgjidhje, ku borxhi falet në këmbim të angazhimeve për të investuar në ruajtjen e biodiversitetit dhe veprimin e klimës.
Davos 2023: Perspektiva më e ndritur seç pritej, por mbetet e mbushur me rreziqe
Viti në vazhdim duket më i mirë se sa pritej për ekonominë globale, por mbetet i mbushur me rreziqe, duke përfshirë përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë dhe shfaqjen e një lufte tregtare transatlantike, konkludoi paneli i fundit i Forumit Ekonomik Botëror.
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva, tha se është përmirësuar potenciali i Kinës për të nxitur rritjen, duke parashikuar një rritje prej 4.4% për tregun kinez.
Por, krahas pritshmërive pozitive, hapja e Kinës nxit potencialin për një kërkesë më të lartë të energjisë dhe çmimeve, duke rritur kështu presionet inflacioniste.
“Shqetësimi im më i madh është padyshim lufta në Ukrainë”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, duke paralajmëruar se përshkallëzimi ishte i mundur. Le Maire, i cili është i përfshirë në përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Uashingtonin për mbi 369 miliardë dollarë për tranzicionin e klimës të subvencionuar nga shteti, për të cilin Europa thotë se është kundër konkurrencës, tha se plani duhet të jetë në përputhje me përpjekjet e ngjashme në mbarë botën.
“Pyetja kryesore nuk është Kina e para, SHBA së pari, apo Europa e para. Pyetja kryesore për të gjithë ne është: klima në radhë të parë”, tha Le Maire, i cili do të udhëtojë në Uashington në ditët në vijim, së bashku me zyrtarët gjermanë, për të diskutuar ndryshimet e mundshme në planin e SHBA.
Ish-sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, tha se paketa e subvencioneve të administratës Biden dhe përpjekja e planifikuar nga Europa për të trajtuar ndryshimet klimatike, përfaqësonin të paktën një rritje të vonuar të aktivitetit në kalimin tek energjia e gjelbër.
“Lufta për të subvencionuar një gjë shumë të mirë është e mirë”, i tha ai panelit. “Kjo është një konkurrencë e shëndetshëme në lidhje me të gjitha llojet e konkurrencës që ka parë bota,” tha ai.
Drejtuesit e Wall Street në Davos, thanë se pesimizmi ishte zbutur pasi ekonomitë në SHBA dhe Europë qëndruan elastike dhe Kina liroi politikat e saj për COVID-19.
Duke e përshkruar 2022 si një “vit të çuditshëm”, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde, u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që politika fiskale të mos e vështirësojë punën e bankave qendrore në nxitjen e konsumit.
“Qëndroni në kurs”, është mantra ime për politikën monetare,” tha ajo, duke pohuar se BQE planifikon të vazhdojë shtrëngimin për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.