Dasma më e pazakontë! Ja si është të martohesh në Metaverse! - Business Magazine Albania

Dasma më e pazakontë! Ja si është të martohesh në Metaverse!

Dasma

Traci dhe Dave Gagnon u takuan virtualisht, kështu që bën sens që dhe dasma e tyre gjithashtu do të bëhej virtualisht. Në fundjavën e Ditës së Punës, çifti, ose më mirë, avatarët e tyre dixhitalë, mbajtën një ceremoni të organizuar nga Virbela, një kompani që ndërton mjedise virtuale për punë, mësim dhe evente.

Avatari i zonjës Gagnon u shoqërua në altar nga avatari i shoqes së saj të ngushtë. Avatari i zotit Gagnon shikonte drejt altarit teksa avatari i shokut të tij ngriti një dolli. Dy avatarë binjakë 7 vjeçarë (mbajtësi i unazës dhe vajza e luleve) kërcyen në ceremoni.

Mënyra se si bota virtuale e njohur si metaverse, të cilën pak prej nesh e kuptojnë, do të ndryshojë konceptin e dasmës tradicionale, mund të jetë pikëpyetja e kujtdo. Por mundësia për të qenë pjesë e një eventi jetësor të papenguar nga kufijtë e realitetit, është mjaft interesante për t’u marrë në konsideratë.

Lexoni: Metaverse i Silicon Valley do të thithë realitetin në botën virtuale!

Për shkak të pandemisë Covid-19, teknologjia tanimë po përfshihet në eventet tona jetësore më shumë se kurrë. Dasmat e zhvilluara nëpërmjet platformës “Zoom” nuk janë më një risi. Vitin e kaluar, një çift, dasma e të cilit u anullua për shkak të pandemisë, organizoi një ceremoni (jolegale) në Animal Crossing, një videolojë shumë popullore.

Megjithatë vlen të theksohet se ashtu si një ceremoni brenda një videoloje, çdo ceremoni dasme që zhvillohet vetëm në metaverse aktualisht nuk konsiderohet e ligjshme. Megjithatë, metaverse do t’i çojë këto ceremoni virtuale shumë, shumë më tej, thonë ekspertët dhe do të ofrojë mundësi pothuajse të pakufishme për çiftet.

“Nuk ka kufizime,” tha Sandy Hammer, një themelues i Allseated, i cili krijon mjete digjitale të planifikimit për dasma. Kompania po investon në metaverse duke krijuar versione virtuale të hapësirave dhe vendeve të botës reale si Hoteli Plaza në New York. “Nëse dëshironi vërtet të bëni diçka ndryshe, në metaverse mund të lini të lirë imagjinatën tuaj.”

/nytimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0