Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”

Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”


 

Si shumë bashkatdhetarë të tij, Lulzim Veliu u detyrua të largohej nga Kosova në fillim të viteve “90. Në vitin 1993 u detyrua të ndërpresë studimet në Universitetin e Prishtinës për të migruar në Gjermani, si azilkërkues. “Si çdo fillim tjetër ishte shumë e vështirë,” thotë Lulzimi. Iu deshën tre vite deri sa të fitonte statusin dhe të kishte të drejtën e lëvizjes dhe punës. E nga ajo kohë ka bërë punë të ndryshme.

Por, emigrimi i Lulzimit nuk ishte si i çdo shqiptari, pra të mendojë për veten e familjen. Atdheu i tij ishte në një situatë që kërkonte mbështetjen e tij dhe të bashkatdhetarëve të tjerë emigrantë. Kosova ishte në gjendje shumë të vështirë dhe ishte koha e mobilizimit të përgjithshëm. “Nga ne kërkohej të jemi me aktivë kundrejt situatës së krijuar,” thotë Lulzim Veliu.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 43 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Në një intervistë për Businessmag.al ai thotë, “Unë kam qenë pjesë aktive e një subjekti duke ndihmuar drejtpërdrejt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës, e cila na mori shumë shokë që sot janë dëshmorë kombi”.

Pas përfundimit të luftës, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë ndjeu lirimin nga barra e obligimit që kishte dhe filloi të mendojë më shumë për zhvillimin e tij personal e profesional. Kjo e ndihmoi Lulzimin të ishte edhe pjesë aktive në shoqata e organizata të ndryshme.

Nga viti 2015, ai drejton shoqatën kulturore integrative “Identitet”.

“Në pjesën profesionale, pasi punova për një kohë të gjatë në automatizimin e ndërtesave së bashku me disa miq biseduam për mundësinë e krijimit të një qendre inovative. Pra, me iniciativën e partnerit në kompani Milaim Deliut në vitin 2013 u krijua “Autonomia” që është qendër zhvillimore për teknologji inteligjente në Gjermani, e cila mbledh rreth vetes disa inovatorë shqiptarë”.

Nga ajo kohë, krahas projekteve të tjera “Autonomia” ka studiuar mirë tregun europian të sistemeve intelegjente të shtëpive.

Lulëzim Veliu tregon se, “duke marrë për bazë disa karakteristika e përparësi, si dhe duke studiuar edhe kushtet në vendin tonë ne kemi vendosur një bashkpunim me kompaninë zvicerano-gjermane “DigitalStrom” dhe nga viti 2017 jemi perfaqësues gjeneralë për “DigitalStrom” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni”.

Prej këtij viti organizata joqeveritare gjermane GIZ ka nisur një program me ekspertët e diasporës dhe Lulzimi me partnerët e tij vendosën të bëhen pjesë e këtij programi. Bashkëpunimi ka nisur pak muaj më parë në shkollën profesionale “Gjin Gazuli” në Prishtinë ku po përgatiten sisitem-integratorët e parë në Ballkan dhe certifikimi i tyre pritet të bëhet në fundjavën e parë të korrikut.

Projekti pritet të shtrihet në Shqipëri. “Po përgatitemi që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në një nga shkollat profesionale të Tiranës, nga shtatori i këtij viti,” thotë ai, duke qenë i sigurtë se, “në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kemi sjellë njërin nga sistemet me të avancuara të shtëpisë inteligjente dhe jemi në çmime shumë të favorshme kundrejt konkurrencës, gjithmonë duke u bazuar në cilësinë e produktit që ofrojmë”.

Të rinjtë po mësojnë!

Kompania e tij është e regjistruar në Tiranë dhe në Prishtinë. “Edhe pse është iniciativë e GIZ, kjo është diçka shumë pozitive edhe për ne që të përgatisim të rinjtë,” thotë Lulzimi. Ai tregon se në Prishtinë janë hedhur hapat e parë. “Kemi filluar grupin me 36 nxënës që janë të gjithë klasa e dymbëdhjetë. Filimisht kemi bërë një ndarje me 4 module: Moduli i parë ka të bëjë me njohjen e smart-home si tërësi, pastaj kemi planifikimin, më pas instalimin dhe konfigurimin.”

Në këtë mënyrë, nxënësit aftësohen ta njohin sistemin, ta instalojnë dhe konfigurojnë atë. “Pas tre muajsh ata do të jenë të gatshëm të instalojnë plotësisht sistemin në një shtëpi,” thotë ai.

Ky grup të rinjsh ka mundësi të menjëhershme për punësim, si pranë kompanisë së Lulzimit, edhe në vende të tjera. Por, ai nuk e mohon se aktualisht po punohet me ndërgjegjësimin e të rinjve.

“Për momentin jetoj në Dusseldorf dhe fakti që jam në lëvizje, na ka penguar disi të depërtojmë sa duhet. Por, duke filluar nga muaji maj, ne jemi gjithë kohën në Prishtinë pastaj nga shtatori do të fillojmë punën dhe në Tiranë duke u bërë pjesë e disa prej shkollave profesionale, si Harry Fultz, etj,” thotë Lulëzim Veliu.

Çfarë është Digital Strome?

Ajo është një kompani gjermano-zvicerane, me selinë e saj në Zyrih dhe produktet prodhohen në Gjermani. I gjithë sistemi ndërtohet përmes linjave të energjisë elektrike. Pra, nuk është sistem valor, por e gjitha funksionon me kabllo dhe kërkon shumë pak vend për t’u instaluar.

Për çdo banesë vendoset një server që shërben për lidhjen e tij me internetin dhe tre filtra që shërbejnë për ruajtjen e të dhënave të shtëpisë.

Moto e Digital Strome është: “Ne bëjmë pajisje të mençura.” Kjo është një platformë e hapur që i jep përparësi, sepse prodhon të gjitha sistemet e tjera. Digital Strome krijon deri në 600,000 drita që syri i njeriut nuk arrin t’i dallojë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 43 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0