Dashuria e plotë, por dhuratat me këste - Business Magazine Albania

Dashuria e plotë, por dhuratat me këste

Trendi global Buy Now, Pay Later edhe në Shqipëri: një rritje rritje prej 283%. Të rinjtë zgjedhin aplikacionet fintech: produktin e merr menjëherë, ndërsa pagesën e kryen në 4 pjesë të barabarta, me 0 kosto shtesë. Në javën e dashurisë, dhuratat që spikasin janë telefonat smart, por edhe bizhuteritë, syzet, parfumet, etj. 

Në traditën ballkanase, festat dhe urimet shoqërohen gjithmonë me dhurata. Ka një trend që tregon se për të festuar ditën e Shën Valentinit, shqiptarët shpenzojnë mjaftueshëm para dhe nuk i tremben shpenzimeve: disa sepse kanë të ardhura të mjaftueshme, disa sepse kanë zgjedhur blerjet me këste.

Trendi global Buy Now Pay Later

E rëndësishme është të blesh një dhuratë pak rëndësi ka se si – dhe nëse këtë e bën duke kursyer para dhe duke u kujdesur për financat e tua personale, edhe më mirë. Në botën perëndimore, Buy Now, Pay Later është një trend që ka filluar rreth dy dekada më parë. Kompani të mirënjohura të financave digjitale si Klarna, Affirm, Scalapay, Sezzle, PayPal, etj., ofrojnë prej vitesh këtë shërbim. Institucioni lider i financave të digjitalizuara në vend mbetet iute ndërsa metoda e pagesës më tërheqëse e momentit quhet Smart0%. Smart sepse është simbolikë e blerjeve të zgjuara që nuk të rëndojnë xhepin, 0% sepse interesi që paguan klienti është vërtetë 0: pra 0 kosto shtesë mbi produktin.

Lexo edhe: iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale
Blerjet me këste, trend që po rritet lokalisht

Blerjet me këste po fitojnë terren dhe konfirmojnë pozitën e tyre si një trend në rritje. Sipas një analize nga iute, kuptojmë se shqiptarët po zgjedhin ti ndajnë pagesat e tyre në 4 pjesë, për të menaxhuar më mirë buxhetin mujor. Nëse i referohemi vetëm fushatës së dedikuar për ditën e dashurisë, blerjet me këste arrijnë një rritje impresionuese prej 283% krahasuar me 2025. Ndërkohë, përveç klientëve ekzistues, 178 klientë të rinj përdorën aplikacionin Myiute për të siguruar këtë shërbim financiar të digjitalizuar.

Jo vetëm telefoni, preferohen edhe kozmetika e bizhuteritë

Në këtë fushatë të dedikuar dashurisë, morën pjesë 28 biznese të ndryshme, nga dyqanet e pajisjeve elektronike, te argjendaritë, optikat, parfumeritë, et. ndërsa dhuratat më të spikatura të blera me këste ishin telefonat smart, unazat, syzet dhe parfumet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0