Damac dhe Zhaklina Rira: Event ekskluziv për investime inteligjente në Dubai, që vjen rrallë! - Business Magazine Albania

Damac dhe Zhaklina Rira: Event ekskluziv për investime inteligjente në Dubai, që vjen rrallë!

Damac dhe Zhaklina Rira: Event ekskluziv për investime inteligjente ne Dubai, që vjen rrallë!

Për herë të dytë në Shqipëri 26 Shkurt 2025 dhe për herë të parë në Kosovë ne 28 Shkurt 2025, investitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë projekte luksoze dhe mundësi investimi të jashtëzakonshme, duke përfshirë ndërtimet ekskluzive të markave të famshme ndërkombëtare si Roberto Cavalli, Trump dhe Versace, në një event që ofron mundësi të pazakonta për fitim të shpejtë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ka ndodhur vetëm një herë më 23 nëntor të 2023, dhe Damac vjen përsëri me një event të madh, vetëm se këtë herë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kur e pyeta drejtuesen e kësaj kompanie për Shqipërinë, zonjën Zhaklina Rira, nëse ky do të shndërrohej në një event të përvitshëm, ajo u shpreh për Business Magazine se ky është një sekret që nuk mund të zbulohet. Damac, siç dihet, nuk bie kurrë në rutinë dhe nuk zhvillon asnjëherë dy evente të ngjashme.

Kjo është një ndër karakteristikat që e bën këtë kompani unike në treg. Çdo event i organizuar nga Damac ka një qëllim dhe është i strategjizuar në mënyrë të kujdesshme. Menyra se si këto evente vijnë në Tiranë është një moment i studiuar me shumë kujdes dhe qëllim, duke marrë parasysh momentin më të favorshëm për investitorët në rajon që të investojnë në tregun e pasurive të patundshme. Kjo është një mundësi për t’u futur në projekte të reja dhe për t’u përfituar nga ofertat me çmime konkurruese, të cilat janë dizajnuar për të maksimizuar kthimin e investimit.

Lexo edhe:8 ndërtesat e pazakonta të Tiranës!

Për më tepër, Damac siguron që çdo event të përmbushë standardet më të larta, si për investitorët ashtu edhe për konsumatorët e mundshëm, duke i ofruar mundësi për të blerë në periudhat më të nxehta të tregut, kur oferta dhe kërkesa janë në ekuilibër, duke e bërë blerjen sa më të përshtatshme dhe me mundësi maksimale fitimi.

Në një situatë ku ndërtimi në Dubai është duke lulezuar, ne jemi duke sjellë pranë investitorëve një treg që, në vitin 2023, është vlerësuar në 1.4 trilion AED, ekuivalente me 381 miliardë dollarë. Ky treg reflekton një rritje të shpejtë çdo vit, duke tërhequr më shumë investime dhe duke ofruar mundësi të pafundme për zhvillim. Nëse do të krahasonim Yield-in nga qeraja në Dubai me vendet më konkurruese në botë, ky qytet e drejton këtë treg me një diferencë të ndjeshme. Dubai ka një Yield prej 7% më shumë krahasuar me Londrën, 6% më shumë krahasuar me New York-un dhe Mumbai-n, duke e bërë atë një destinacion jashtëzakonisht tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

Kjo rritje e përshpejtuar tregon fuqinë e tregut të pasurive të patundshme në Dubai dhe mundësitë që ky qytet ofron për ata që kërkojnë të investojnë në një mjedis të qëndrueshëm dhe fitimprurës. Ndërkohë, konkurrenca është e fortë, por Dubai ka një avantazh të qartë, që i jep mundësinë investitorëve për të përfituar nga kthimet më të larta dhe mundësi të vazhdueshme rritjeje.

Ky treg po u serviret sot tregut të Shqipërisë dhe Kosovës në një pjatë të artë nga Znj. Zhaklina Rira, partnere zyrtare e Damac për rajonin, duke e sjellë nëpërmjet gjigandit të ndërtimit në UAE, Damac Properties. Ajo është e bindur se, duke pasur parasysh shifrat e mësipërme, investitorët vigjilentë të Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin indiferentë. Kjo kompani, e cila në nëntor 2023 thyeu një rekord botëror duke arritur 10 miliardë AED shitje në vetëm 10 orë, pritet të thyejë rekorde edhe tek ne, falë ofertave dhe mënyrave inteligjente të investimit që do të sjellë gjatë dy ditëve në vendin tonë.

Damac do të sjellë projekte ekskluzive të grataçelave të markave të njohura ndërkombëtare, si Roberto Cavalli, De Grisogono, Paramount Pictures të Hollywood-it, dhe mundësinë e blerjes pranë fushave të Golfit Trump. Këto janë raste unike dhe të papërsëritshme, edhe në tregun e Dubai-t. Kur e pyetëm Znj. Rira se çfarë i bën këto investime të veçanta, ajo u shpreh:

“Përveç patentave të brandeve të njohura si Cavalli, Trump, Versace etj., të cilat janë një garanci shtesë për investimin e kujtdo, këto prona janë shumë të limituara në numër. Jo sepse tregu i apartamenteve mbaroi në Dubai, por sepse pozicionet e këtyre projekteve (p.sh., në Dubai Harbour) janë në ato zona ku kërkesa është më e lartë dhe hapësira e tokës për të ndërtuar në të ardhmen është shumë e kufizuar. Kjo ndihmon investitorin të blejë tani, kur ndërtimet janë ende në fazën e groposjes, jo vetëm më lirë, por për t’i shitur më vonë me çmime të larta, pasi në këto zona parashikimet, në 90% të rasteve, i tejkalojnë pritshmëritë.

Lejoni t’ju marr një shembull: në tetor 2024, një vilë në Dubai thyeu një rekord në qera vetëm për shkak të vendndodhjes së saj në Jumeira Bay, me një vlerë qeraje vjetore prej 4.2 milionë dollarë, që përkthehet në 350,000 euro në muaj. Sigurisht, kjo nuk ishte e parashikueshme nga investitori që mund ta kishte blerë atë pronë 3 ose 4 vjet më parë për vetëm 1-2 milionë dollarë. Ky është rasti më i mirë, por raste të ngjashme ndodhin shpesh në Dubai, veçanërisht në zonat më të kërkuara, pasi askush nuk mund ta parashikojë se cili miliarder do të jetë qiramarrësi ose blerësi juaj i ardhshëm. Kjo është një nga arsyet pse investitorët gjithnjë e më shumë po i drejtohen këtij tregu.

Zhaklina dhe Damac premtojnë që ky event do të ofrojë një dedikim të plotë kohë për secilin investitor, duke e menaxhuar atë në një mënyrë krejt ndryshe. Prezantimet e projekteve të hapura do të zhvillohen vetëm dy herë gjatë ditës, në orën 11:30 dhe 18:00, por eventin e hapur mund ta vizitoni që nga ora 9:00 e mëngjesit dhe deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Çdo investitor do të ketë mundësinë të organizojë takime individuale, për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të nënshkruar kontratën direkt me Damac. Ky është një mundësi e pazakontë që do t’u mundësojë investitorëve të marrin vendime të informuara dhe të përfitojnë nga mundësitë e mëdha të këtij tregu.

Për herë të parë, investitorët në Shqipëri dhe Kosovë do të kenë mundësinë të bëjnë investime të zgjuara me pagesa të ulëta, duke i mundësuar atyre të përfitojnë nga këto mundësi të jashtëzakonshme. Prandaj, për ata që dëshirojnë të përfitojnë, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur! Vendoseni këtë datë në kalendarin tuaj dhe përgatituni për një mundësi investimi të paimagjinueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0