Dalin në shitje atletet Apple - Business Magazine Albania

Dalin në shitje atletet Apple


Kur mendon për Apple, gjëja e parë që të vjen në mendje nuk është moda. Gjithsesi, Apple ka qenë pjesë e industrisë së veshjeve në vitet ’80-’90 dhe sot një palë atlete të vjetra nga Apple janë në shitje.

Shtëpia e Ankandit të Trashëgimisë ka vendosur të nxjerrë në ankand në 11 Qershor atletet Apple, të cilat datojnë që nga viti ’90.

Atletet janë të bardha dhe përmbajnë logon e Apple ylber dhe thuhet se këto janë e vetmja “veshje” e mbetur nga kompania e teknologjisë. Në vitet 1980, Apple prodhonte bluza, veshje për fëmijë, aksesorë, madje dhe veshje sportive.

“Këto atlete janë prodhuar ekskluzivisht nga Apple për punonjësit e saj në fillim të viteve 1990”, shkruan kompania në faqen e saj zyrtare.

Por, ajo që është më e çuditshme në këtë histori është çmimi maramendës i tyre. Atletet e vjetra Apple shiten për të paktën 15,000 dollarë. Po, e lexuat mirë: 15,000 $.

Ankandi thotë se në të vërtet vlera e tyre reale është 30,000 dollarë.

Deri diku nuk është e habitshme, duke marrë parasysh çmimet e kripura të produkteve Apple.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0