Dalin imazhet e para të Galaxy S8, çfarë ndryshimesh do të ketë? - Business Magazine Albania

Dalin imazhet e para të Galaxy S8, çfarë ndryshimesh do të ketë?


Ndërsa i ofrohemi dita ditës Kongresit Mobil Botëror, spekulimet rreth Galaxy S8-tës vijojnë të shtohen. Më i fundit është një foto e telefonit publikuar nga GSMArena.

Sipas fotos, Galaxy S8 do të jetë një telefon me një kornizë të vogël rrethuese, ekran të lakuar dhe pa butonin fizik qendror.

Por më e habitshme është mungesa e butonëve në ekran. Tek telefonët Samsung ndriçimi i butonëve fizikë ndalohet ndërsa ekrani është aktiv prandaj ekziston mundësia që të jenë në telefon por jo aktivë.

Raportohet se prodhuesi Koreano Jugor ka filluar testimin e telefonit të ardhshëm në Kinë. Pavarësisht se ka patur spekulime se edhe Samsung do të heqë kufjet 3.5 mm, fotoja e paraqitur tregon të kundërtën.

Megjithatë autenticiteti i kësaj fotoje ngelet një pyetje më vete. Pavarësisht se Samsung nuk ka konfirmuar asnjë spekulim lidhur me telefonit, Galaxy S8 pritet të debutojë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë.

dalin-imazhet-e-para-te-galaxy-s8-cfare-ndryshimesh-te-kete-business-mag

Burimi: pcworld.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0