Lajmi eshte bere i ditur nga perfaqesuesi i “Croen Agents”, David Smith i pranishem ne aktivitetin ku u be prezantimi i Fushates se ndergjegjesimit dhe kontrollit per zbatimin e ligjit te akcizes.
“Crown Agents asiston ne çfaredolloj pune operative dhe behemi pjese e çfaredolloj operacioni qe na kerkon. Edhe gjate kesaj fushate ne do te merremi me identifikimin dhe ndoshta dhe me hetimin e rasteve qe ndoshta nuk jane thjesht raste te reja te evazionit nga detyrimi i akcizes por qe ndoshta mund te kene nisur vite me pare. Aktualisht Crown Agents ne bashkepunim me doganat shqiptare po hetojne nje rast qe neve besoj qe e kuptoni nuk mund ta diskutojme, por mund te them qe kjo kompani ka vite qe kryen kete tregti dhe ka vite qe shmang akcizen ne kete menyre” tha Smith.
Crown Agents ndermerr nje fushate ndergjegjesimi: “Te gjitha detyrimet e akcizes duhet te paguhen”
Taksa e akcizes, eshte shume e rendesishme pasi eshte nje nder kontribuesit kryesore dhe perfaqesojne te ardhurat me kryesore per qeverine shqiptare.
Ne konferencen per shtyp ku ishin te pranishem Drejtororesha e Doganave, Elisa Spiropali dhe Crown Agents prezantoi fushaten per ndergjegjesimin dhe zbatueshmerine e akcizes.
Nga sot e gjithe javes ne vijim do te kete vizita ne te gjithe operatoret subjektet qe merren me mallrat e akcizes.
“Qellimi eshte qe t’i japim nje kopje te dokumentit te ndergjegjesimit te akcizes. Dokumenti percakton detyrimet qe te gjithe subjektet te kene informacionin si te permbushin detyrimet” saktesoi zoti Smith, perfaqesues i Crown Agents.
Cili eshte qellimi, Cfare do kontrollohet
“Qellimi i fushates eshte qe te arrijme te zhvendosim te gjithe aktoret qe jane ne perputhshmeri te plote me ata qe paguajne taksat . Grupet e perbashketa me doganiere te doganave shqiptare dhe keshilltaret e “Crown Agents” do te punojne ne te gjitha keto fusha. Do te kontrollojme qe nga prodhuesit deri te magazinimi, te shitesit me shumice dhe pakice.
Kontrollet tek importuesit, te prodhuesit dhe furnizuesit e regjistruar, kontrolle ne kufi, kontrolle verifikimi te shitesit me pakice, operacione te drejtuar nga informacioni perpunuar kriminal.
Crown Agents tregoi nje diagrame ku tregohet qarte se subjektet qe shmangin akcizen eshte shume me e larte sesa ato qe paguajne akcizen.
“Ky diagram tregon ate qe ne e kemi quajtur vazhdimesi e perputhshmerise ligjore. Ne anen e djathte jane taksapaguesit e ndershem, qe paguajne çdo gje. Nga ana tjeter, keni kriminelet, shmangesit e detyrimeve, ata qe nxjerrin fitime pikerisht nga kjo gje.
Qellimi i kesaj fushate eshte te arrijme te zhvendosim keta aktor sa me afer atyre grupeve qe jane ne perputhshmeri te plote dhe paguajne taksat.
Tre elementet ku ndodh shmangia e detyrimit ndaj aksizes:
1-Prodhim ilegal te karburanteve, alkoolit, duhanit.
2-Importimi i paligjshem, kontrabanda, hyrja e mallrave ne Republiken e Shqiperise pa paguar detyrimet e akzizes.
3-Kalimi, shmangia, sepse mallrat hidhen ne treg pa paguar detyrimin e akzizes.
Kush jane mallrat qe paguajne akcize
Karburantet, cigaret dhe produktet e tjera te duhanit, birra, vera dhe pijet alkoolike. 3 kategori produktesh duhet te paguajne akcizen. Karburantet, cigaret e produktet e tjera te duhanit, si dhe birra, vera e pijet alkoolike. Ne Shqiperi akciza eshte edhe mbi kafen, pijen energjike, dhe produkte si goma dhe fishekzjarret.
Si mblidhet detyrimi i akcizes?
eshte takse indirekte, krahasuar me ate te tatimit mbi te Ardhurat apo taksa mbi pagen, por ndryshe nga TVSh, taksa e akcizes mblidhet ne piken e prodhimit ose ne momentin kur mallrat hidhen ne treg. eshte nje takse e thjeshte dhe aplikohet nje grupi mallrash te kufizuar dhe taksa eshte thjeshtesisht e llogaritshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.