Crocs lançon linjën e re të shapkave për qen! - Business Magazine Albania

Crocs lançon linjën e re të shapkave për qen!

Crocs lançon linjën e re të shapkave për qen!

Kush ka thënë se vetëm njerëzit duhet të argëtohen kur bëhet fjalë për këpucë me stil?

Crocs ka prezantuar një linjë të re produktesh për qentë. Krijuar në bashkëpunim me dyqanin e aksesorëve për kafshë, Bark, kjo linjë e re sjell shapka për qentë (dhe për macet, nëse jeni të guximshëm). Shapkat për kafshë Crocs do të kushtojnë 50 dollarë, ose 65 dollarë për një version me astar. Këto do të jenë të disponueshme vetëm për një periudhë të kufizuar dhe do të shiten në faqen zyrtare të Crocs si dhe në disa dyqane të përzgjedhura. Por nuk janë vetëm kafshët që do të mbajnë Crocs. Do të mund të blini një set të përputhshëm për veten tuaj, duke krijuar një kombinim të përkryer me qenin tuaj. Do të keni zgjedhje mes dy ngjyrave: Green Smile  ose Pink Dragon Fruit.

Ah, dhe mos harroni – ato shkëlqejnë në errësirë!

Lexo edhe:Po kërkoni të blini prona në Evropë? Ja ku gjeni taksat më të larta dhe më të ulëta të pronës

Edhe pse disa mund t’i kenë tallur më parë, Crocs është kthyer në një markë tepër të suksesshme vitet e fundit — dhe ka qenë e tillë që prej pandemisë. Njerëzit po vishen më të thjeshtë se kurrë më parë, madje edhe në punë, dhe kjo ka sjellë një rritje të fuqishme për kompaninë. Në raportin e saj të fundit tremujor, kompania raportoi të ardhura prej 1.1 miliardë dollarësh, me një rritje prej 3.6%, dhe rriti parashikimet për të ardhurat vjetore.

Crocs është e njohur për stilet e saj promovuese të veçanta. Kompania ka lançuar produkte që variojnë nga sandalet e frymëzuara nga Lightning McQueen nga filmat e Disney’s Cars, deri te charm-et me aromë pule të skuqur dhe këpucët që marrin frymëzim nga paketimet e Pringles.

“Tregu po i rikthehet asaj që ishte para pandemisë, ku periudhat promocionale janë kyçe,” tha CEO Andrew Rees gjatë një telefonate me analistët në gusht. “Ne besojmë se është e domosdoshme të marrësh pjesë në ato periudha për të siguruar pjesën tënde të drejtë nga shpenzimet e konsumatorit.”

YF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0