CRCA: Të bëhen ligje më të forta, fëmijët shqiptarë mbeten të rrezikuar nga shfrytëzimi seksual dhe trafikimi - Business Magazine Albania

CRCA: Të bëhen ligje më të forta, fëmijët shqiptarë mbeten të rrezikuar nga shfrytëzimi seksual dhe trafikimi

ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri kanë publikuar raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”, i cili është raporti më i fundit ndërkombëtar, që fokusohet tek evidentimi i rreziqeve që ekspozojnë fëmijët në trafikim, shfrytëzim seksual, pornografi dhe turizëm seksual. Raporti u prezantua edhe në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Personave, duke sjellë një realitet shqetësues për fëmijët në Shqipëri, të cilët vijojnë ende të jenë viktima të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqi, apo vendet e BE-së si Italia, Holanda, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Raporti “Treguesit e Përgjithshëm të Vendit, Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale” nga ECPAT International, organizata më e madhe në botë që lufton kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe trafikimit të tyre, paraqet shkallën, format dhe kontekstin e shfrytëzimit të fëmijëve në Shqipëri dhe faktorët që nxisin apo mbajnë gjallë shfrytëzimin e fëmijëve. Përgjatë prezantimit online të Raportit, Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, nënvizoi faktin se: “Raporti tregon se Shqipëria ka nevojë të ketë një qasje tërësisht të re përkundrejt fenomeneve që nxisin shfrytëzimin seksual apo trafikimin e fëmijëve. Plani i ri i Veprimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet që përfundimisht ta heq Shqipërinë nga harta e vendeve me trafikim të fëmijëve për qëllime seksuale.”

Vetëm në dy vitet e fundit Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në Itali, duke numëruar rreth 1393 minorenë të pashoqëruar nga prindërit në këtë vend dhe një target i lehtë për tu trafikuar e shfrytëzuar, ndërkohë që të paktën 200 fëmijë nga Shqipëria raportohen çdo vit të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Personat vulnerabël shpesh janë viktima jo vetëm të shfrytëzimit seksual, por edhe punës së detyruar, skllavërisë, apo edhe shitjes së organeve. Raporti ndër të tjera evidenton faktin e përfshirjes së familjeve në trafikimin e fëmijëve të tyre. Një vit më parë raport i Europol-it tregoi se në shumicën e rasteve të trafikimit të fëmijëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së për shfrytëzim seksual, familjet e viktimave ishin përfshirë në procesin e trafikimit të fëmijëve të tyre. Raporti “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”, bazohet në renditjen e vendeve në Indeksin Global të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve të Njësisë së Inteligjencës të The Economist – ku vendi ynë pozicionohet mes vendeve si Xhamajka e Mongolia, duke marrë notën 49.8, shumë larg vendeve të tjera të Ballkanit apo Europës Lindore.

LEXO: Siguria e fëmijëve në internet. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bën marrëveshje me Google

Raporti po ashtu sjell në vëmendje situatën e fëmijëve Romë, të cilët janë veçanërisht të prekshëm ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual për shkak të mbi-përfaqësimit të tyre në popullatat e fëmijëve të rrugës. Martesat e hershme të fëmijëve apo ato të detyruara mbështeten gjithashtu një problem që ekspozon vajzat drejt shfrytëzimit seksual, prostitucionit dhe trafikimit.

Përsa i përket kornizës ligjore, ndonëse vendi ynë ka ligje të forta përsa i përket dhunës seksuale, përsëri ato nuk ndalojnë në mënyrë specifike blerjen e shërbimeve seksuale nga fëmijët, as angazhimin ose kërkimin e një fëmije me qëllim të shfrytëzimit seksual përmes prostitucionit. Meqenëse ligji nuk bën asnjë dallim midis prostitucionit të fëmijëve dhe të rriturve, ekziston rreziku që fëmijët të trajtohen si shkelës të ligjit në lidhje me këtë fenomen- pra si persona që kryejnë një krim kur në fakt ata janë viktima të shfrytëzimit. Raporti i ECPAT International është një mjet efektiv për të avokuar për eliminimin e shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të fëmijëve në të gjitha nivelet, si dhe për të monitoruar dhe analizuar angazhimet e Qeverisë dhe mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë shfrytëzimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0