“CrashDetect”, aplikacioni që ju shpëton jetën - Business Magazine Albania

“CrashDetect”, aplikacioni që ju shpëton jetën


Janë me mijëra viktimat që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në mbarë botën vetëm për shkak të mungesës së ndihmës së shpejtë në momentin e duhur.

Ndodh që këto të fundit njoftohen me vonesë, ndodh që kanë të vështirë të lokalizojnë me saktësi vendndodhjen e një aksidenti. Pikërisht këtë synon të zgjidhë një aplikacion i ri i hedhur në treg dhe i quajtur “CrashDetect”.

Aplikacioni u vjen në ndihmë të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe përmes llogaritjes së forcës së gravitetit në lëvizje, aktivizohet në momentin e përplasjes dhe dërgon një sinjal alarmi në spitalin apo qendrën spitalore më të afërt.

Bashkë me alarmin, aplikacioni siguron edhe të dhënat e sakta të vendndodhjes së aksidentit, të dhëna që mund të përdoren nga ekipi i urgjencës për të mbërritur sa më parë në vendin e ngjarjes.

Aplikacioni është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe krijuesit e tij synojnë që ta zgjerojnë këtë shërbim fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Europës dhe më pas në gjithë botën.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0