Cranchi Sessantadue (62 ft), jahti më i ri në gamën Flagship të kantierit Piantedo - Business Magazine Albania

Cranchi Sessantadue (62 ft), jahti më i ri në gamën Flagship të kantierit Piantedo

Një mjet që synon të sjellë frymë të re në segmentin “flybridge” duke prezantuar një dizajn inovativ që fillon me harkun vertikal, i cili e hollon vijën e anijes, por jo vetëm kaq.

Linjat e Cranchi Sessantadue 62 risjellin në kujtesë ato të motrave më të mëdha, por sfida për Qendrën Kërkimore të Cranchi-t ishte të ruante të njëjtin nivel komoditeti dhe banueshmërie në një trup të gjatë vetëm 17.68 metra (20.15 metra në total).

Ky flybridge bën pjesë në një gamë të suksesshme, e cila përfshin modele si Cranchi 67 dhe Cranchi 78.

Nën drejtimin artistik të Christian Grande dhe me dizejnimin e karenës nga Aldo Cranchi, vjen një jaht që është një përvojë e plotë, si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme, të cilat do të lidhen me njëra-tjetrën falë zgjidhjeve inovative.
Duke hipur në jaht nga platforma e pasme, e cila mund të funksionojë elektrikisht, menjëherë gjendet hyrja për në garazhin e pasëm, një hapësirë shumë e madhe që mund të strehojë një tender ose jet ski deri në 2.85 metra të gjatë, si dhe lodra të tjera uji. Dispozita e jahteve sugjeron që pranë garazhit mund të krijohet edhe një kabinë për ekuipazhin me një shtrat të vetëm dhe një banjo të veçantë.

Duke ngjitur shkallët anësore shkon në zonën e ndenjes jashtë, e cila është dizajnuar si një hapësirë shoqërore e ndërthurur me sallonin, nga i cili ndahet me një derë xhami. Kështu, divani komod dhe i gjerë i zonës së jashtëme shërben si një zonë ndenjeje në natyrë dhe si një zgjatim i zonës së relaksit kur dera e xhamit është e hapur. Ndjesia e të qenit në një verandë të pa ndërprerë ta japin materialete tekut i përdorur edhe në sallon.

Nëse, në vend që të vazhdojmë drejt sallonit, shkojmë në drejtim të pjesës së përparme, gjejmë një zonë relaksi me një divan të madh në formë gjysmë-C dhe një zonë të madhe për rrezitje. Midis dy hapësirave për ulje ose relaksim, kantieri ka krijuar një tavolinë të vogël që mund të zhvendoset sipas dëshirës, me mundësinë për t’u mbuluar me një tendë të lëvizshme.

Edhe nga këtu, duke u anuar pak, mund të shihet dhe shijohet një nga veçoritë kryesore të linjave të ujit të Cranchi Sessantadue 62: maja vertikale përpara. Ky dizajn ka mundësuar zgjatjen e linjës së ujit, duke favorizuar dhe balancuar ngarkesën e strukturës së sipërme të flybridge-it.

Protagonisti kryesor i dizajnit të Cranchi Sessantadue është flybridge-i, i cili arrihet përmes shkallëve në anën e djathtë të zonës së ndenjes kryesore. Kjo zonë është dizajnuar për t’u shijuar si gjatë lundrimit, ashtu edhe kur jahti është i ankoruar, me disa vende për t’u ulur rreth një tavoline të zgjerueshme dhe një zone shërbimi që mund të pajiset si një kuzhinë e vogël.

Gjithashtu, ka një zonë shtesë komande në pjesën e përparme të anës së djathtë, me një panel komandimi me dizajn minimal që ngjason me atë të makinave, dhe dy vende për pilotin dhe bashkë-pilotin. Flybridge-i është i mbuluar dhe i mbrojtur nga një T-Top shumë i lehtë dhe i fortë, i cili mund të hapet pjesërisht përmes një mekanizmi me lamele.

Salloni në kuvertën kryesore të Cranchi Sessantadue 62 është një zgjatim natyral i zonës së relaksit. Në hyrje gjejmë një tavolinë mermeri dhe një kuzhinë të pajisur plotësisht me mobilje druri. Në mes të jahtit ndodhet një ambient tjetër, me tapet në vend të teak, i cili shërben si zonë e përbashkët shoqërore, e pajisur me dy divane këndore dhe të pasqyruar. Njërën anë e zë një mobilje TV që mund të futet brenda, ndërsa në anën tjetër është një divan shtesë.

Në pjesën e përparme të sallonit ndodhet zona e komandës, me një konsolë të kompletuar me të gjithë elektronikën e nevojshme për navigim dhe menaxhim të automatizimit të shtëpisë dhe argëtimit. Kjo zonë, ku teak-u rikthehet për të mbuluar dyshemenë, lidhet drejtpërdrejt me kalimin anësor në të djathtë përmes një dere anësore. Në të majtë të stacionit të timonit gjejmë shkallët që çojnë në dhomat e kuvertës së poshtme.

Poshtë gjejmë zonat e gjumit të cilat janë organizuar në një konfigurim 3+3: tre kabina dhe tre banjo. Në kabinën kryesore vendoset në të gjithë gjerësine e barkës, gjejmë tapet, ndërsa krevati dopio i qendrës ka një dorezë tik. Përveç banjës private me mermer që ka lavamanë të dyfishtë, tualet, dush të ndarë dhe bidet, suita ka edhe një gardërobë dhe një divan. Ndërsa për të ndarë dhomat është një perde që ndalon pamjen e menjëhershme të krevatit, falë një muri që gjithashtu mban televizorin.

Në pjesën e përparme ndodhet kabina VIP, e cila përfiton nga hapësira e krijuar nga linja vertikale e harkut. Edhe këtu ndodhet një krevati dopio në qendër, shumë hapësirë për lëvizje dhe një banjë private të plotë me dush të ndarë. Ndërmjet dy kabinave ndodhet kabina e mysafirëve me dy krevate teke, e cila shërbehet gjithashtu nga një banjë private me kabinë dushi. Kabina e marinarit është e krijuar në pjesën e përparme, është e pavarur dhe ka një banjë private, me hyrje nga jashtë.

Për të lëvizur Cranchi Sessantadue 62, kantieri ka zgjedhur dy motorë të brendshëm Volvo me nga 1,000 kuaj fuqi secili. Në dhomën e motorëve, ndodhen dy motorë Volvo Penta D13 IPS 1000 hp dhe gjashtë cilindrave në rresht.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0