Craftypoty NE, sipërmarrja e ekositemeve të mbyllura

Craftypoty NE, sipërmarrja e ekosistemeve të mbyllura


Minibotë natyrore, natyrë në miniaturë, ekosistem zbukurues. Mund t’a quani si të dëshironi, në mënyra të ndryshme, por ajo që mbetet e pandryshueshme, është që këto krijime janë realisht të veçanta.  Ky koncept i ri në Shqipëri është krijuar nga dy studentë të arkitekturës.

Ata quhen Arnold Bezhani dhe Ejona Karkini. Edhe pse të rinj në moshë, kanë marrë një hap të rëndësishëm, krijimin e një sipërmarrje të quajtur “NE”. Kjo sipërmarrje konsiston me krijimin e ekosistemeve të mbyllura, natyrën në miniaturë. Sigurisht, që një sipërmarrje e tillë do guxim dhe ata i’a kanë dalë. Fillimisht i kanë shtyrë miqtë e tyre më të mirë për të vazhduar përpara, e më tej instagrami ka qenë ai që ka reklamuar biznesin dhe ata vetë. Për BusinessMag.al ata shprehen se prej tre vitesh kanë nisur punimet në terrariume. Fillimisht ka qenë një dëshirë e tyre, nuk e kishin menduar që do të ishte një sipërmarrje, por ja që ndodhi. Tani grupi ka pesë anëtarë Arnoldin, Ejonën, Nikin, Elsidin dhe Endrin.

Lexo: Huskymag, platforma shqiptaro-amerikane e djalit nga Durrësi

Bashkëpunimi dhe komunikimi që kanë me njëri-tjetrin, ka bërë që puna të ecë më së miri dhe t’i kalojë pritshmëritë.  Ata shprehen se është dashur shumë punë për të arritur në krijimin e asaj që sot është produkti bazë.  Këto punime të vendosura në kavanozë qelqi, përveçse po rrisin një bimë në kushte krejt normale siç rritet në tokë, janë esetike dhe zbukuruese për ambientet e brendshme.
NE
Por si arrin një bimë të rritet në një mjedis të mbyllur, a përdoren pesticide për rritjen e saj? Arnoldi dhe Ejona tregojnë për BusinessMag.al se për t’i krijuar bimës kushtet e jetesës brenda në enën prej qelqi, nevojiten rërë ose gurë, karbon, dhe bimë të thata, dekorim, myshqe si dhe në fund vetë bima. Pesticidet në punën e tyre janë dhe do të jenë në masën 0. Kërkimet në internet dhe eksperimentet e vazhdueshme, janë dora e parë ndihmëse që i’u është dhënë. Inkurajimimi shoqërisë dhe rrjeti social Instagram i ndihmoi të krijojnë një emër, por ata nuk lënë pa përmendur ndihmën e dhënë nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, studiot arkitekturore dhe interesi që mediat shqiptare kanë shfaqur ndaj konceptit të biznesit të tyre.

Ata na tregojnë se së shpejti do të hapin ambientet atelie dhe studio, të cilat do të mund të vizitohen nga kushdo. “Në të ardhmen synojmë që natyra në miniaturë të jetë pjesë e shtëpisë së gjithësecilit”, – shprehen ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0