“Covid-i, ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë kthejnë prapa progresin njerëzor", paralajmëron OKB-ja. - Business Magazine Albania

“Covid-i, ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë kthejnë prapa progresin njerëzor”, paralajmëron OKB-ja.

Kombet e Bashkuara, në një raport të botuar së fundi, paralajmëruan  se krizat globale si, pandemia e Covid-19, përkeqësimi i ndryshimeve klimatike dhe lufta në Ukrainë kanë filluar të ndryshojnë përparimin njerëzor në arsim, në  jetëgjatësi dhe standarde të jetesës në mbarë botën. Ky ndalim  i progresit ka ndodhur dy vitet e fundit. Dhe, sipas raportit  pak shenja përmirësimi duken në horizont.

Krizat e pashembullta të njëpasnjëshme gjatë dy viteve të fundit, kryesisht pandemia Covid-19, e kanë rikthyer përparimin njerëzor pesë vjet mbrapa, thuhet në raportin e bërë nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP). Tashmë, kjo është një çështje mbarë globale, theksoi UNDP, me 9-të nga 10-të vende që kanë rënie në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të OKB-së –në një masë të  gjerë duke filluar renie të standardeve të jetesës, niveleve arsimore dhe jetëgjatësisë krahas faktorëve ekonomikë si PBB-ja, gjatë dy viteve të fundit.

Indeksi ra globalisht në vitin 2020 dhe 2021, tha UNDP, duke shënuar herën e parë që vlera ka rënë për dy vjet rresht, që kur organizata e lançoi atë më shumë se 30 vjet më parë.

Lexo: Ky aplikacion thuhet se mund të zbulojë COVID-19 në zërat e njerëzve

Në përgjithësi, dy vitet e fundit kanë fshirë pesë vjet përparim dhe e kanë kthyer zhvillimin njerëzor përsëri në nivelet e vitit 2016, tha UNDP. Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore janë goditur veçanërisht rëndë, tha UNDP, duke paralajmëruar se ndërsa disa vende kanë filluar të rimëkëmben, përparimi është i pabarabartë dhe kriza është ende duke u thelluar për shumë kombe. Zvicra, Norvegjia dhe Islanda mbajnë vendet e para në Indeks këtë vit – SHBA mban vendin e 21-të – dhe Nigeri, Çadi dhe Sudani i Jugut janë në fund.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0