COVID-i ka pësuar mutacion e po shkakton më pak vdekje - Business Magazine Albania

COVID-i ka pësuar mutacion e po shkakton më pak vdekje

Ilir Alimehmeti*- Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë. Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve. Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. ???????? Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë.

Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”. Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh. por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë. Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

“…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506). Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat. Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese. Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…” Forca miqtë e mi!

Natyra ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë! Besojini asaj Por, ndërkohë që Natyra zhvillon procesin e saj të ndërlikuar, ju mbrohuni dhe ruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!

*Epidemiolog Klinik

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0