Covid-19 ‘’vret’’ revistën e njohur muzikore ''Q'', falimenton pas 34 vjetësh - Business Magazine Albania

Covid-19 ‘’vret’’ revistën e njohur muzikore ”Q”, falimenton pas 34 vjetësh

Pandemia e Covid-19 ka futur në krizë edhe shtypin e shkruar. Revista muzikore ”Q” në Britaninë e Madhe do të mbyllet, pas 34 vjetësh në treg. Drejtori i Përgjithshëm i revistës mujore, Ted Kessler ka bërë të ditur se koronavirusi e dëmtoi shumë rëndë këtë biznes. Revista ”Q” ishte e vetmja që publikonte informacione dhe detaje muzikore nga artistë të ndryshëm botëror.

Kessler është shprehur se janë munduar për më shumë 4 muaj që kur pandemia u përhap që të shmangin falimentimin dhe revista të vazhdonte që të printohej, por kriza u thellua edhe më shumë. Bauer Media Group, e cila ndodhet në Gjermani është kompania mëmë për revistën ”Q”, ka deklaruar se stafi u përgjysmua që në fillim të muaj Prill dhe humbjet ishin shumë të mëdha.

E themeluar në vitin 1986 nga gazetarët e muzikës Mark Ellen dhe David Hepworth, ”Q” fitoi popullaritet të madh në analizën që i bënte muzikës rrok në Britani. Numri i ri, por i fundit që do të dale në shitje në 28 Korrik do të titullohet “Aventurat e Legjendave 1986 deri 2020” dhe do të përmbajë intervistat më të famshme, me David Bowie, Joni Mitchell dhe Prince.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0