COVID-19, Vetëm një pacient i infektuar, shërohen 78% e të prekurve

COVID-19, Vetëm një pacient i infektuar, shërohen 78% e të prekurve

koronavirus

Vetëm një pacient me koronavirus është identifikuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, i cili është në Tiranë.

Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Adela Vasili, nga ISHP bëri me dije se 15 qytetarë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 745 ose sa 78% e të infektuarve. Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 177 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 949 të infektuar,

– 31 viktima;

– 745 të shëruar,

– 176 të infektuar aktivë.

Lexoni: Spitali “Shefqet Ndroqi” i rikthehet funksionit normal

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 maj është:

– Tiranë, 68 pacientë aktivë,

– Krujë, 35 pacientë aktivë,

– Shkodër, 14 pacientë aktivë,

– Kamëz, 10 pacientë aktivë,

– Durrës, 31 pacientë aktivë,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 4 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0