COVID-19, Vetëm 6 të infektuar,  asnjë viktimë prej 10 ditësh

COVID-19, Vetëm 6 të infektuar,  asnjë viktimë prej 10 ditësh


6 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë.

Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri me dije se 73 përqind e të infektuarve ose 627 prej tyre janë shëruar.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë testuar 224 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 10268 persona, prej të cilëve janë:

– 856 të infektuar,

– 31 viktima;

–  627 të shëruar,

–  198 të infektuar aktivë;

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Lexoni: Shkencëtarët: Testet për antitrupa nuk provojnë imunitet nga COVID-19

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0